Shqiptarët po kursejnë para. Rriten depozitat në lek, ulen ato në euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët kanë kursyer më shumë lekë gjatë vitit që lamë pas.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në monedhën vendase kanë pësuar rritje gjatë muajve të fundit të vitit 2024.

Eksperti i ekonomisë dhe njëherazi drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se një nga shkaqet është qëndrueshmëria e lekut kundrejt euros.

Leku shqiptar prej një periudhe 3–4-vjeçare është i mbiçmuar në raport me monedhën europiane, çka do të thotë që fluksi i hyrjeve monetare në euro është më i madh sesa mund të absorbojë ekonomia jonë, pra ka një ofertë të shtuar të kësaj monedhe,” shprehet z. Preçi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se depozitat në lekë janë shtuar me mbi 2,4 miliardë lekë gjatë muajit nëntor.

Ky është muaji i dytë, i cili rezulton me një rritje të theksuar të kursimeve në lekë, duke shkuar në rreth 795 miliardë lekë nga 790 miliardë lekë gjatë tetorit, me një rritje 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 0,5 për qind me tetorin.

Një arsye tjetër sipas Preçit, përveç faktorit psikologjik, është edhe rritja e turizmit në vend.

Jetojmë në një periudhë ku pleksen shumë faktorë formale e informalë. Njëkohësisht ka efektin e vet edhe turizmi në shtimin e monedhës euro. Bankat janë të interesuara, për shkak të situatës, të pranojnë me përparësi monedhën kombëtare shqiptare,” thotë z. Preçi.

Për sa i përket depozitave në euro, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pësuan një ulje me të paktën 21 milionë euro gjatë muajit nëntor.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 stoku total i depozitave ka tregues rritës, duke shkuar në 1,33 trilion lekë./    S,M

Të fundit

SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet

Një grup i udhëhequr nga miliarderi dhe ish-pronari i Los Angeles Dodgers, Frank McCourt, ka bërë një ofertë zyrtare...

A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?

Zef Brozi Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta japë SPAK jo me fjalë e deklarata por me veprime konkrete pa vonesa të mëtejshme duke vënë para drejtësisë...

Paundi pëson rënie, euro “ngrin”/ Kursi i këmbimit, 10 Janar 2025

Sot, më 10 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet 95.8 lekë. Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa...

Grupet gjermane dominojnë tregun e automobilëve elektrikë, mbeten pas prodhuesit kinezë

Prodhuesit gjermanë të automjeteve tani dominojnë tregun e automobilëve elektrikë në Gjermani. VW së bashku me markat e veta, Skoda-n, Audi-n dhe Seat-in përfshihen...

Zjarret apokaliptike, Biden akordon fonde federale shtesë

Presidenti Joe Biden tha gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë se ai ka vënë në gatishmëri burime...

Lajme të tjera

Web TV