Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 31% e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën janar-dhjetor tregojnë se kryesisht kjo ka ardhur për shkaqe vizuale dhe funksionale por një përqindje jo e vogël edhe për shkak se nuk kanë përmbushur kufizimet që lidhen me shkarkimin e gazrave.

DPSHTRR njoftoi se në total, gjatë periudhës janar-dhjetor, u testuan 428,139 mjete, ose +8.2% krahasuar me janar-dhjetor 2022.

Të paktën 84.1% e mjeteve të testuara janë automjete (4+1 –  8+1 vende). Mjetet janë të përqendruara kryesisht në Tiranë ku sipas të dhënave 35.4% e testimeve janë kryer drejtorinë rajonale të kryeqytetit.

Duke u ndalur më në detaj për shkaqet e moskalimit të testimit rezulton se në 46% të rasteve ka pasur mangësi vizuale e funksionale, 27 për qind kanë ngelur si efekt i sistemit të shkarkimit të gazrave dhe 14 për qind si efekt i sistemit të drejtimit.

Arsyeja e katërt ka të bëjë me sistemin e frenimit ku nga totali i ngeljeve janë të paktën 13% me këtë problematikë.

DPSHTT ka nënvizuar së janë të paktën 28.5% e totalit e mjeteve që janë ritestuar gjatë vitit të shkuar.

Sa i takon vjetërsisë së mjeteve DPSHTRR në përmbledhjen e saj vlerëson se të paktën 7,949 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose +38.3% krahasuar me janar-dhjetor 2023.

Kontrolli teknik aktualisht kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor përmes pikave të veçanta që ka secila prej drejtorive të saj rajonale.

Kontrolli teknik aktualisht kryhet çdo dy vjet për automjetet 4+1 është 2200 lekë kurse ritestimi 900 lekë./Monitor/kb

Të fundit

Rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak? Deputeti i Ramës zbulon nismën e fortë të PS

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia zbuloi në emisionin “Off the Record”, se mund të ndërmerret në të...

Shqetësimet e reja: Inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë artistët

Muzikanti britanik, Paul McCartney ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund t’i “shkatërrojë” artistët nëse miratohet një ndryshim i propozuar i ligjit për të...

Zjarri te Komuna e Parisit nisi nga kompresori i frigoriferit të një marketi

Zjarri që ra pasditen e sotme në kompleksin e pallateve “Kika” në zonën e Komunës së Parisit la pas tre automjete të djegura dhe...

72% e mjeteve, më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik e ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet

Në fund të vitit të kaluar, u hap për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës. Ndërtimi i saj, që pritet të përfundojë plotësisht brenda...

Të gjithë njëlloj/ The Economist: Po jetojmë në epokën e kirurgjisë plastike

Klientët e rinj në vendet në zhvillim kanë nxitur lulëzimin e kirurgjisë plastike. Rënia e kostove dhe përgjithësimi i standardit të bukurisë po nxisin...

Lajme të tjera

Web TV