Unaza e madhe rrit vlerën e pronës/ Ekspertët: Po rriten çmimet e banesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmirësimi i infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës. Hapja e unazës së madhe pritet të sjellë një zhvillim ekonomik dhe social në periferi të kryeqytetit. Vitet e fundit në pjesën veriore të unazës ndërtimet kanë qenë intensive, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta.

Investimet janë shtuar, ndërsa vlera e pronës është rritur.

“Janë zona e Paskuqanit, Shkozës. Kemi çmime të ndryshme. Ne faze grope, fillojnë në 850 euro, në fazë karabinaje 950 – 1000 euro dhe faza përfundimtare mund të shkojë në 1100.”

Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, interesi i qytetarëve për të investuar në këto zona është rritur për një sërë faktorësh.

“Tirana ka pasur një bum të madh ndërtimesh, zonat e tjera janë mbipopulluar dhe jane shfrytëzuar nga ndërtimi dhe po zgjerohet nga pjesa veriore. Janë zona të mirë organizuara se zonat e tjera ku nuk është ndërtuar me rregull.”

Zonat periferike si Paskuqani, Fresku apo Shkoza po shihen si mundësi jo vetëm nga investitorët, por edhe çiftet e reja, duke përfituar nga çmimet aktuale.

“Investitorët i marrin, përfitojnë nga çmimi aktual dhe pas dy vitesh, i shesin me çmime të tjera, ku vlera sigurisht do jetë rritur më shumë.  Nga ana tjetër shumë kompani japin mundësi të financimit me 70% me kredi.”

Aksesi i drejtpërdrejtë me unazën e madhe, dhe rrugët lidhëse me pjesën tjetër të kryeqytetit i bën këto zona më të arritshme dhe të pëlqyera për banim.//    S,M

Të fundit

Plani rajonal,dyfishim i ekonomisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në 10 vite

Planet e Këshillit të Bashkëpunimi Rajonal (KRB) synojnë dyfishimin e ekonomisë se 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova,...

Këmbimi valutor 25 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.2 lekë dhe do shitet me 94.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

Ndërron jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi, Anastas Janullatos ka ndërruar jetë këtë të shtunë pas disa ditësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga...

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Pritet rritje graduale e Vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar; mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare ku më të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Punoni me energjinë tuaj sot. Prioriteti mbetet te familja dhe shoqëria. Përqendrohuni tek projektet e ndryshimit të ambientit dhe rishikoni shpenzimet e tepërta. Stili...

Lajme të tjera

Web TV