Diplomati amerikan në Kosovë, në fokus dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime i SHBA-së, Richard R. Verma, është duke qëndruar në Kosovë të premten për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë dialogun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.

Verma do të takohet paraditen e të premtes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e saj në Prishtinë.

Ai po e viziton Kosovën si pjesë turit që është duke e zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, ku të enjten qëndroi në Shqipëri, ndërsa të shtunën do ta përfundojë atë me një ndalesë në Serbi, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Vizita e tij po zhvillohet rreth dhjetë ditë para se administrata Biden ta përfundojë mandatin dhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas DASH-it, në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog, nën ndërmjetësimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011. Dialogu mbështetet edhe nga SHBA-ja.

Ato arritën Marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të 2023-ës në Bruksel, dhe më u pajtuan për një aneks për zbatimin e saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut atë vit.

Megjithatë, asnjëra palë nuk ka bërë hapa për zbatimin e saj dhe SHBA-ja vazhdimisht u ka kërkuar si Kosovës, ashtu edhe Serbisë, ta zbatojnë marrëveshjen.

Sipas njoftimit, Verma gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme ndaj Ukrainës dhe ndihmën e dhënë afganëve në nevojë.

Kosova pranoi afro 2.000 afganë pasi talibanët morën pushtetin në vendin e tyre, në verë të vitit 2021.

Lexo edhe :  “VetëVendosje, pa program”/ Analistët në Kosovë: Paaftësi për ofertë për qytetarët

Atëkohë, zhvendosja e tyre u bë me kërkesë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre është larguar tashmë nga Kosova, Ministria e Brendshme e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë në tetor se “një numër i vogël i tyre” vazhdon të mbetet në Kosovë, por nuk tregoi sa.

Po ashtu, Kosova strehoi edhe gazetarë ukrainas pasi Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022, si dhe e ka ndjekur politikën e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke vendosur sanksione ndaj Moskës.

Në këtë vizitë, Verma gjithashtu synon të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, thuhet në njoftim./K.K

Të fundit

Reshje shiu dhe vranësira, ja si parashikohen temperaturat

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar...

Dyshohet se i ngacmoi të ëmen, i riu plagos me thikë 53-vjeçarin në zonën e Yzberishtit

Eduart Rrapi mësohet se është personi që mbeti i  plagosur me thikë në zonën e Yzberishtit. Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për...

Italia nis transferimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në shtetin shqiptar

Italia ka rinisur transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit në Shqipëri, pas një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve. Forca detare italiane nisën këtë të dielën...

Përfshihet nga zjarri kati i katërt i një pallati, transportohen në spital 6 persona

Një zjarr ka rënë këtë të diel në katin e katërt të një pallati në lagjen nr. 7 në qytetin e Durrësit. Nga informacionet e...

Trump jep njoftimin e rëndësishëm: Për 30 ditë marr vendim për të ardhmen e TikTok

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ishte në bisedime me shumë individë për blerjen e platformës TikTok dhe ka të ngjarë të marrë...

Lajme të tjera

Web TV