Shpërthen gripi në Gjermani, regjistrohen 40 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch Institut” sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani.  Sipas raportit të fundit të RKI që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm. Edhe vitet e fundit janari ka qenë periudha në të cilën numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Thënë shumë thjesht për valë gripi flitet kur viruse gripale të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve.

40 të vdekur nga infektimi me virusin e gripit

Sipas raportit të RKI-së është rritur gjithashtu edhe numri i shtrimeve në spital i personave me diagnozën grip. Në periudhën 2 deri më 30 dhjetor u shtruan në spital rreth 18 për qind e pacientëve të diagnostikuar me grip. Kurse nga data 30 dhjetor deri sot kjo shifër është rreth 27 për qind. Shifrat u referohen rasteve të raportuara në RKI. Javët e fundit është vënë re gjithashtu edhe një rritje e infektimeve me virusin sincicial respirator (RSV).

Po ashtu njoftohet edhe për persona që kanë vdekur për shkak të infeksionit me grip. Deri tani për sezonin dimëror 2024/25 në RKI janë raportuar 40 vdekje nga infeksioni me virusin e gripit. Sipas RKI-së, 80 përqind e të prekurve ishin 60 vjeç ose më të vjetër. Po ashtu në RKI janë raportuar edhe pesë vdekje për shkak të infeksioneve me RSV./DW

Të fundit

Papa Françesku: Tmerret e Holokaustit nuk duhet të harrohen apo mohohen

Papa Françesku, duke folur në prag të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqendrimit Aushvic, tha se Holokausti...

Cilat ushqime nuk duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë?

Gjatë shtatzënisë, foshnja që po zhvillohet merr të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë e nevojshme për rritjen e saj nga nëna. Prandaj, është jetike që...

Analiza e VOA-s: Pse Presidenti Trump po tërhiqet nga OBSH dhe çfarë mund të ndodhë?

Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk duket të ishte i papritur as për...

Reshje shiu dhe vranësira, ja si parashikohen temperaturat

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike...

Dyshohet se i ngacmoi të ëmen, i riu plagos me thikë 53-vjeçarin në zonën e Yzberishtit

Eduart Rrapi mësohet se është personi që mbeti i  plagosur me thikë në zonën e Yzberishtit. Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për...

Lajme të tjera

Web TV