Mblidhet grupi parlamentar i PD! Në fokus vota e diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot, për të diskutuar për regjistrimin e votës se diasporës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje kreu i PD, Sali Berisha tha se ka nisur procesi i regjistrimit të emigrantëve, ndërsa tha se 70% e emigrantëve janë kundër qeverisë, kundër mafias sipas tij.

Berisha: Qëllimi i kësaj mbledhje është angazhimi ynë total në fushatë elektorale, duke bërë një skemë të re në mendjen tonë, siç e kemi flamurin, njëra kokë në Shqipëri dhe koka tjetër në emigracion dhe diasporë. Sepse na ndjekin ne gjithë jetën, bicefalitë.

Nëse kombet tjera i kanë patur mitologjike, ne i kemi reale. Ndaj dhe i kemi reale sepse sot, ka shumë, shumë mundësi që më shumë votues shqiptarë janë jashtë se brenda vendit.
E këtu nuk është fjala për diasporë të 100 viteve më parë, se edhe ata janë dhe e meritojnë, e jemi krenar me ta.

Por këtu është fjala që vetëm në 10 vitet e fundit sipas statistikave të BE-së në hapësirën Shengen janë larguar nga Shqipëria për në hapësirën Shengen 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Statistika e fundit është 1 milionë e 99 mijë shqiptarë në hapësirën Shengen. Pa llogaritur pastaj që absolutisht nga Afrika e Jugut, gjer tek Kepi i Veriut madje edhe ne Groenlandë gjenden shqiptarë. Ka kudo dhe në çdo vend.

Janë bërë përpjekje serioze. Këtu është ngritur një qendër digjitale, në degë ka filluar identifikimi i emigrantëve, janë bërë një seri takimesh në Greqi, Itali, SHBA, Britani e madhe. Por po të kemi parasysh planetin si konstituencë, këto janë pika uji në oqean, këto që kemi bërë ne deri tani.

Së dyti, të themi të vërtetën, zgjedhjet për gjysmën e shqiptarëve përfundojnë në datën 12 mars. Sepse ajo është data e fundit e regjistrimit të tyre, pastaj ata kanë alternativë të vetme të vijnë në Shqipëri dhe nuk mund të votojnë më, me mekanizmin ligjor të miratuar për votën e tyre. Edhe kjo përbën një detyrim për ta përparësuar këtë proces. /K.K

 

Të fundit

Spiropali: Bektashinjtë, faktor i rëndësishëm i bashkimit të shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve...

Sa muaj të jetës sonë ka “prerë” Covid-19?

Katër vite pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, jetëgjatësia në Greqi mbetet më e ulët se në vitin 2019. Përkundrazi, në BE është rritur. Është fakt...

Lamtumira e fundit për Kryepiskopin Anastas, Kisha Ortodokse shpall 5 ditë zie

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, përfundon mbledhja e Sinodit të Kishës Ortodokse! Ja vendimet që u morën Ka përfunduar mbledhja Sinodit të Kishës...

Kush do të jetë pasuesi i Janullatosit? Procedurat që do të ndiqen dhe emrat që përfliten

Kush janë dy emrat më favoritë për të marrë kreun e Kishës Ortodokse? Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda...

Rekord gjobash në vitin 2024, mbi 500 mijë shkelje rrugore në fokusin e Policisë

Shpesh ata janë cilësuar si “pilotët e rrugës” dhe në të njëjtën kohë janë kthyer në burim aksidentesh. Gjatë vitit 2024, në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV