Takimi i Trump me Putin po përgatitet, çfarë pritet të ndodhë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar një takim me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.

“Ai dëshiron që ne të takohemi. Dhe ne po e organizojmë këtë”, tha Trumpi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida. Në takim do të bëhet fjalë mbi të gjitha për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Putini u tregua i “hapur” për bisedime. Moska e përshëndet “gatishmërinë e Trumpit për të zgjidhur çështjet përmes dialogut”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Nuk ka asnjë parakusht për një takim të tillë, shtoi ai.Më 20 janar Trumpi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Në fushatën elektorale, ai e kritikoi në mënyrë të vazhdueshme ndihmën ushtarake të SHBA për Ukrainën dhe njoftoi se paqja në Ukrainë do të rivendosej “brenda 24 orëve” pas marrjes së detyrës prej tij. Si do të arrihet kjo, këtë ai nuk e ka treguar. Kjo shkaktoi skepticizëm në Kiev dhe tek shtetet aleate: ekziston droja se Trumpi mund ta detyrojë Ukrainën që t’i bëjë lëshime të mëdha Rusisë.

Por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tregua tani megjithatë besimplotë se presidenti “i fortë” i zgjedhur i SHBA, mund t’i japë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë të publikuar së fundmi me podkasterin amerikan Lex Fridman, Zelensky tha se Trumpi do të hapë në mënyrë vendimtare rrugën për një zgjidhje me negociata, e cila do të mbështetet edhe nga shtetet evropiane.

Trump ka deklaruar disa herë: “Ne duhet ta lëmë pas vetes këtë luftë. Është një kasaphanë. Miliona ushtarë vriten”. Është një luftë, e cila nuk do të kishte ekzistuar kurrë, po të kishte qenë ai President, pohoi Trumpi.

Lexo edhe :  Presidenti i ri i Greqisë, Mitsotakis mes dy kandidatëve/ Kush është favoriti

Që nga fillimi i luftës pothuajse tre vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, me distancë të madhe nga të tjerët, mbështetësit më të fuqishëm të Ukrainës. Sipas të dhënave të Pentagonit, SHBA kanë vënë tashmë në dispozicion një shumë totale prej 65.9 milionë dollarësh – ose rreth 64 milionë euro – si “kontribute për sigurinë”./K.K

Të fundit

Largimet nga vendi/ Statistikat: 28% duan të emigrojnë. Analistët shpjegojnë arsyet

Shqipëria po rrezikon të zbrazet akoma më shumë nga shqiptarët, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Sipas një anketimi...

E vërteta e ribashkimit të çiftit Romeo-Heidi! Dyshja u kapën mat në…

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe...

Conceicao: Milan klub i madh, nuk mund të mjaftohet me një trofe të Superkupës

Pas fitimit të Superkupës, Milan synon që të bëjë mirë edhe në kampionat e Champions. Në konferencë para ndeshjes ndaj Cagliarit, trajneri i kuqezinjve,...

SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin

Një ditë pas SPAK rrëzoi pretendimet e Gazmend Bardhit për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, në dosjen Xibraka, Sali Berisha sulmoi...

A do të jenë përsëri partitë e reja ‘flakë kashte’?

Eduard Zaloshnja Në sondazhin nëpër qarqe që zhvillova së fundmi për Report TV, rezultoi se partitë e reja do të kishin marrë 12 mandate, po të ishin...

Lajme të tjera

Web TV