Situata në Kaliforni po bëhet gjithnjë e më shumë dramatike. Është zgjeruar harta e zjarreve dhe e evakuimeve.
Guvernatori i Kalifornisë bën thirrje për një hetim të pavarur se si mungesa e ujit dëmtoi luftën kundër zjarreve në zonën e Los Anxhelos.
Një shtetrrethim gjatë natës hyn në fuqi së shpejti në zonat e shkatërruara nga zjarret që flakërojnë brenda dhe përreth qytetit. Policia paralajmëron se kushdo që është përfshirë në grabitje do të arrestohet.
Zyrtarët e Los Angeles kërkuan falje pasi një mesazh i dytë alarmi i gabuar është dërguar në telefonat e banorëve, duke i paralajmëruar ata të përgatiten për evakuim.
Të paktën 16 njerëz humbën jetën nga zjarret deri më tani dhe vlerësohet se më shumë se 10 mijë shtëpi dhe struktura të tjera janë shkatërruar.
Presidenti Joe Biden e përshkruan Los Anxhelosin si një “skenë lufte”.
Dëmet llogariten në mbi 150 miliardë dollarë. Ndërkohë, është arrestuar një person i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme./K.K