Është rënduar më tej situata në aksin nacional Burrel – Milot në vendin e quajtur Qafa e Ulzës.
Qindra mjete janë të bllokuara prej disa orësh ndërsa raportohet se mes ty ka edhe të sëmurë që ishin nisur drejt spitalit të Tiranës me mjete private.
Qytetarët e bllokuar aty prej disa orësh thonë se asnjë mjet borëpastrues nuk ka shkuar për të hapur qarkullimin, ndërsa shumë prej tyre kanë mungesë edhe të karburantit.
Situatë kritike mbetet edhe në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur “Pishat” ku për shkak të erës rruga mbetet e bllokuar pasi trashësia e borës arrin deri në 60 cm./K.K
Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin pritet të ndodhin brenda “ditëve dhe javëve të ardhshme”,...