Korçë, dëbora arrin në 15 cm në disa zona, ja cilat akse janë prekur më shumë nga borra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës që nga mëngjesi i kësaj të diele, duke sjellë trashësi deri në 15 centimetra në disa zona.

Autoritetet lokale janë angazhuar në pastrimin dhe kriposjen e akseve kryesore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Ersekë, Voskopojë, Dardhë dhe segmentet e tjera të prekura.

Për momentin, të gjitha akset nacionale mbeten të hapura, megjithatë, reshjet pritet të vijojnë edhe për disa orë të tjera, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Për të garantuar lëvizje të sigurt, autoritetet u kanë bërë apel drejtuesve të automjeteve që të pajisen me goma dimërore ose zinxhirë, veçanërisht në zonat më të rrezikuara nga ngricat dhe trashësia e dëborës./   S,M

Të fundit

“Manita” në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona shkatërron Real Madridin

Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës. Një fitore e madhe 2-5 ndaj Real Madrid në finale, në një sfidë...

Tensione dhe vështirësi, shenjat që do e përjetojnë më intensivisht këtë janar

Hëna e ujkut është emri i Hënës së parë të Plotë të vitit të ri që ndodh në janar. Por pse quhet Hëna e...

“Përgatitjet për takimin”, ekipi i Trump: Do të ketë telefonatë me Putin ditët e ardhshme

Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin pritet të ndodhin brenda “ditëve dhe javëve të ardhshme”,...

VIDEO/ Në krye të detyrës! Elektricisti në Lezhë “sfidon” dëborën dhe erën e fortë

Personi që shihni në foto është A. Gjini, elektricist në Lezhë gjatë punës së tij për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Zejmenit. Në...

G Bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Me kapsoll dinamiti…

Reperi G Bani ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy. Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin në ‘BBVA’,...

Lajme të tjera

Web TV