Dimri polar/Situatë kaotike në Kapshticë, autobusët mbi 3 orë pritje, qytetarët mes borës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ndërprerjes së qarkullimit të kamionëve dhe autobusëve për kalim në Doganën e Kapshticës nga pala greke, duket se numri i mjeteve, kamionave dhe autobusëve të cilët po presin pranë kësaj dogane për të kaluar drejt Greqisë është tepër i lartë.

Udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar për këtë situatë dhe thonë që presin mbi 3 orë për të kaluar doganën, ndërsa ende nuk kanë një përgjigje apo interesim nga pala

shqiptare, se kur do të hapet kufiri për ta. Gjithashtu nuk kanë asnjë përgjigje dhe apelojnë që autoritetet shtetërore të angazhohen, pasi pala greke mjetet e saj i lejon të qarkullojnë, përveç kamionëve.

“Si nuk është situatë e vështirë, është situatë e papranueshme. Shteti shqiptar duhet të bëjë një reagim, mirë kamionat se është çështje sigurie, por autobusët nuk i lejojnë edhe pse të pajisur. Ka fëmijë, pleq, gra shtatzëna, s’kanë ushqime, ku të rrinë, tualete s’ka, ku do rrinë, kanë probleme. S’ka sqarime nga shteti shqiptar, dikush duhet të dalë të japë shpjegime, çfarë të bëjmë, të rrimë të presim, sa do presim? Nga Greqia vijnë vetura dhe autobusë, kurse këtej nuk lejohen. Janë 6 autobusë me nga 50 vetë që presin, gati 300 vetë. Dikush të angazhohet. Në Greqi janë rrugët e hapura”, thotë një prej qytetarëve.

Ata shprehen se ishin të painformuar paraprakisht për këtë mbyllje dhe se situata i gjeti të papërgatitur. Teksa kanë edhe probleme me letrat në vendin fqinj nëse nuk kalojnë, ndaj kërkojnë zgjidhje të situatës.

“Nuk e dimë se kur do hapet nga pala greke. Ne premë biletat dhe u nisëm, erdhëm këtu dhe na thanë po nuk e dinim. Situata shumë e vështirë, ja shiheni vetë mes të ftohtit. Duhet të ikim patjetër, më digjen dhe letrat po s’kalova sot. Agjencitë të na japin një zgjidhje, o letrat, o lekët e të ikim me taksi. Duam një zgjidhje”, thotë një tjetër.

Lexo edhe :  Pas dy muajsh pauzë, momenti ku anija e marinës italiane me emigrantë mbërrin në Shëngjin

Por teksa qëndrojnë prej 3 orësh mes të ftohtit dhe borës që nuk ka të ndalur dhe bie me intensitet, ata shprehen se ka edhe probleme pasi shumë pasagjerë janë gra, fëmijë dhe të moshuar, teksa presin për tre orë.

“Kemi 3 orë që presim. Njerëz, kalamaj, gra, ftohtë është. Nuk e dimë e sa orë do presim, nuk jep kush zgjidhje. Duhet të kalojmë patjetër se kemi problem me dokumentet”, apelon një tjetër qytetar.

Dogana greke njoftoi mbylljen e kufirit që nga dita e djeshme në orën 17:00 për autobusët dhe kamionët./e.t

Të fundit

Kirurgu u dëmtua teksa lahej në lumë, Këshilli i Ministrave mbulon shpenzimet për mjekim

Këshilli i Ministrave, ka akorduar 2 milionë lekë për mbulimin e shpenzime të mjekimit për kirurgun Arvin Dibra, i...

Pronari i këtij Golfi duhet të paguajë 200 mijë euro parkim!

Pronari i një makine Volkswagen Golf 5 duhet të paguajë 200 mijë euro parkim edhe pse makina e tij nuk bën më shumë se...

Tragjike në Greqi! 60-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe ndërron jetë

Një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Shqiptari ka rënë nga skela. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Rios, por fatkeqësisht nuk...

Berisha prezanton programin për arsimin: Transformim të thellë sistemit

Në një takim me pedagogë, mësues dhe nxënës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar përpara tyre programin e demokratëve për arsimin dhe...

Kërkohej nga Interpol Roma, shqiptari kapet në kufirin malazez

Policia kufitare malazeze arrestoi në vendkalimin e Bozhajt (Hani Hotit) shtetasin shqiptar A. K kur po hynte në Mal të Zi. “Zyrtarët e Sektorit të...

Lajme të tjera

Web TV