Turistët do paguajnë më shumë në Spanjë?/ Qeveria do të rrisë taksat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria spanjolle po planifikon të rrisë taksat për qeratë ditore të objekteve që strehojnë turistët.

Këtë të hënë, kryeministru Pedro Sanchez u shpreh se duhet të paguajnë ‘ si një biznes’.

Nuk është e drejtë që ata që kanë tri, katër ose pesë apartamente për qira afatshkurtër të paguajnë më pak taksa sesa hotelet ose punonjësit,” tha Sanchez gjatë një aktiviteti për strehimin e përballueshëm.

Masa do të bazohet në një direktivë të re të Bashkimit Europian për taksën e vlerës së shtuar për platformat dixhitale, shtoi ai. Kjo reformë vjen në një kohë që banorët e qyteteve kryesore po përballen me cmime të larta qerash afatgjata.

Aktualisht, hotelet spanjolle i nënshtrohen një norme të reduktuar TVSH prej 10%, e cila përfshihet në tarifat e tyre, por platformat si Airbnb tatohen ndryshe.

Sánchez premtoi gjithashtu një mbikëqyrje më të rreptë të platformave të qerasë afatshkurtër për të adresuar mashtrimet dhe listimet mashtruese, megjithëse ai nuk dha plane të detajuara./K.K

Të fundit

Nuk pajtohej me postimet e saj në TikTok, Babai në Pakistan vret vajzën 15-vjeçare

Një burrë që ishte kthyer së fundmi në Pakistan me familjen e tij nga SHBA-ja, ka rrëfyer se ka...

Ngrirja e fondeve për institucionet shqiptare, reagon ambasada e SHBA-së

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një reagimi thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për rivlerësimin dhe...

Tirana do të organizojë Kongresin Botëror të së Drejtës në 2027

Në mbledhjen e sotme (29 janar 2025), Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, për ministrinë e Drejtësisë,...

Kirurgu u dëmtua teksa lahej në lumë, Këshilli i Ministrave mbulon shpenzimet për mjekim

Këshilli i Ministrave, ka akorduar 2 milionë lekë për mbulimin e shpenzime të mjekimit për kirurgun Arvin Dibra, i cili pësoi dëmtime të renda...

Pronari i këtij Golfi duhet të paguajë 200 mijë euro parkim!

Pronari i një makine Volkswagen Golf 5 duhet të paguajë 200 mijë euro parkim edhe pse makina e tij nuk bën më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV