Shqipëria e para në Europë për shpenzimet e larta/Cilat janë mallrat që u rriten më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 51 grupe mallrash dhe shërbimesh që shërbejnë për matjen e inflacionit mesatar, në 34 prej tyre çmimet u rriten më shumë se mesatarja përgjatë 2024.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2024 inflacioni arriti në 2.2 për qind, por shumica e grupe të shportës së mallrave u rriten mbi këtë nivel.

Sipas grafikut të mëposhtëm rritjen më të lartë të çmimeve në vitin 2024 e kishin zarzavatet me 6.2 %, kondicionerët (5.4%), akomodimi në hotele me 5.2 %. Gjithashtu rrije mbi mesataren kishin edhe veshjet për fëmijë (5.1 %), mallra dhe shërbime shtëpie 4.8%. Më shumë se inflacioni mesatar është rritur edhe tarifa e ujit, e cila rregullohet nga shteti nëpërmjet Entit Rregullator të Ujit.

Të dhëna te detajuara tregojnë se rritje mbi inflacionin mesatar kanë shënuar kryesisht ushqimet dhe mallrat për shtëpinë.

Të gjitha mallrat dhe shërbimet që kanë lidhje me shtëpinë, të tilla si elektro-shtëpiake, tapiceri, mobileje janë rritur mbi 2.5 deri në 4%.

Në krahun tjetër gjatë vitit të kaluar çmimet mesatare kanë pësuar rënie për 6 grupe mallrash dhe shërbimesh.

Rënien më të madhe e ka pësuar grupi “ Vajra dhe Yndyrat” me -2.7 për qind në krahasim me vitin 2023 duke reflektuar bazën e lartë të çmimeve në këtë produkt pas luftës në Ukraine ku çmimi i yndyrave në tregjet globale arriti rekord përgjatë 2022-2023.

Rënie kanë shënuar edhe çmimeve e mjeteve të transportit me 2.4 për qind në krahasim me 2023 të ndjekura nga pajisjet audiovizive me- 2.4%, shërbimet ndaj mjeteve të transportit me -2.1% dhe çmimet e frutave që pësuan ulje me -0.9%.

Frutat janë përbërës i kryesor i inflacionit në vendin tonë, për shkak të peshës së lartë që kanë në shportën e mallrave.

Lexo edhe :  Çmimet u rritën lehtë në dhjetor/INSTATInflacioni arriti në 2.1 përqind,ndikuan ushqimet

Zakonisht çmimet e frutave rriten më shumë se mesatarja e inflacionit, por gjithashtu çmimi i tyre varet edhe nga ecuria e prodhimit vendas. Psh në rastet e thatësirave ose ngricave prodhimi i frutave shpesh dëmtohet si në vitin 2023 dhe çmimi i tyre rritet për shkak të furnizimeve nga importi.

Për 9 grupe të tjera të mallrave dhe shënimesh çmimet janë rritur më pak se inflacioni mesatar 2.2% më 2024. Grupe të tilla si këpucët për fëmijë, uji mineral, kafja, pijet jo-alkolike, buka dhe lavastoviljet dhe shërbimet spitalore janë rritur më pak se inflacioni mesatar.

Shporta e mallrave të konsumit mujor në vendin tonë ende dominohet nga ushqimet. Të dhënat tregojnë se rreth 60 pikë për qind të inflacionit përbehet nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Sipas INSTAT ushqimet dhe pjet jo-alkolike zënë 40 për qind të shpenzimeve mujore në familjet shqiptare në vitin 2023. Shqipëria renditet e para në Europe për peshën e lartë të ushqimeve në shpenzimet mujore të banorëve të saj, një tregues i nivelit të lartë të varfërisë relative./Monitor/     S,M

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV