Masakra e Reçakut/ Krimi më i rëndë i Serbisë në Kosovë, 26 vite pa ndëshkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

45 civile shqiptare, ne mesin e te cileve femije, gra e te moshuar u vrane me 15 janar te vitit 1999 nga ushtria serbe, duke shenuar keshtu 26 vite nga Masakra e Reçakut.
Edhe pse ka kaluar me shume se cerek shekulli nga ajo ngjarje, autoret e kesaj masakre qe shenoj nje kthese ne historine e luftes ne Kosove, ende nuk kane dale perpara drejtesise.

Zyrtarët e lartë serbë, nisur nga presidenti Aleksandar Vuçiç, e kanë mohuar masakrën duke e quajtur “inskenim” e “gënjeshtër”.

I pari që i tha botës që në këtë fshat të Shtimes po kryhet krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Ai vizitoi Reçakun një ditë pas masakrës dhe pasi pa trupat e civilëve tha se “ky është një krim i rëndë kundër njerëzimit”.

Sipas profesorit te historise ne Kosove Selim Bezeraj, ajo çfarë ndodhi në fshatin Reçak është kryer me plan të qartë nga Serbia.

“Masakra e Reçakut është një nga masakrat më të rënda që ka ndodhur nga regjimi i Serbisë në Kosovë. Kjo masakër është e kryer plotësisht mbi planet që ka pasur Serbia gjithmonë ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Historikisht është e dokumentuar që krimet që ka kryer Serbia janë me plane. Nuk janë aty për aty dhe edhe masakra e Reçakut është një nga ato që është kryer prej Serbisë…

Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në territorin e ish-Jugosllavisë në 2003 ngriti një aktakuzë kundër disa eprorëve serbë për krimet e kryera kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitin 1999.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë se nuk janë dënuar asnjëherë ata të cilët dhanë urdhër vrasjen e civilëve shqiptarë.

Lexo edhe :  Dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, aktakuzë kundër një të dyshuari

Ne kemi një aktgjykim në Hagë, i cili dënon njerëz të parëndësishëm sa i përket masakrës së Reçakut. Por ne si IKD kemi thënë vazhdimisht, është e vërtetë që është shumë e vërtetë të ndiqen penalisht kryerësit e këtyre veprave penale por nëse do të kishim një qasje institucionale, nëse do të kishim një qasje shumë më gjithëpërfshirëse, të gjithë e dimë por e dinë edhe Prokuroria Speciale që masakrat që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës dihet qartë se kush ka qenë komandant i policisë, komandant i forcave ushtarake, komandant i forcave paramilitare, do të thotë grupet kriminale paraushtarake që kanë kryer krimet në Kosovë.

Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe – bombardime këto që zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./K.K

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV