Ulen interesat për kreditë e vogla/ BSH rishikon rregulloren për huatë deri në 200 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej ndërhyrjes në veprimtarinë  e intsitucioneve mikrofinanciare Banka e Shqipërisë ka vendosur që të rishikojë edhe rregulloret e kredive në banka.Banka Qendrore ka vendosur të ulë interesat për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë.

Deri më tani interesat për kreditë konsumatore rishikoheshin çdo 6 muaj  ndërsa në rregulloren  e re është vendosuar që të bëhet përjashtim  për kategoritë e kredisë konsumatore, në intervalin e shumave të disbursuara 0-200.000 lekë ose ekuivalenti në monedhat e huaja, për të cilat Banka e Shqipërisë përcakton normën efektive maksimale të interesit sa mesatarja e thjeshtë e normës.

Po ashtu të tjera lehtësi që parashikohe në rregulloren e ndryshuar janë edhe komisionet që lidhen me aplikimin për kredi, procesimin, administrimin, miratimin dhe disbursimin e kredisë do të paguhen nga konsumatori në momentin e disbursimit të kredisë dhe nuk shpërndahen përgjatë kohëzgjatjes së kredisë. Kredia  për ekonominë ka pasur një ngadalësim të lehtë gjatë muajit  nëntor.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë kredia e re ka prekur vlerën e 24.3 mld lekëve ose me një rënie prej 3 miliarde lekësh më pak gjatë muajit nëntor 2024.Por nëse shohim eurinë  përgjatë vitit rritja është e konsiderueshme .Në total kredia për ekonominë ka arritur në 824.3 miliardë lekë./K.K

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV