12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme ekonomike deri më 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në draft strategjinë e re të bashkëpunimit me Shqipërinë 2025-2030, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH ) rendit disa fusha dhe aspekte të ekonomisë shqiptare, të cilat duhet të përmirësohen për të siguruar vendit rritjen e qëndrueshme ekonomike.

BERZH vë në dukje se Shqipëri duhet të përmirësojë varësinë e prodhimit të energjisë nga ndryshimet klimaterike. Hidrocentralet janë burimi kryesor i prodhimit të energjisë, duke e bërë sektorin vulnerabil nga reshjet.

Gjithashtu Shqipëria duhet të bëjë më shumë investime në rrjetin e transmetimit të energjisë për të mundësuar përcjelljen e energjisë që pritet të prodhohet nga burimet e reja.

Shqipëria është shumë vulnerabil ndaj nxehtësisë ekstreme dhe thatësirave, ndaj rrëshqitjeve të dheut dhe tërmeteve, të cilat kërkojnë fonde dhe politika shtesë.

Produktiviteti i punës duhet të rritet me tej, pasi aktualisht PBB-ja për punonjës në Shqipëri është sa gjysma e niveleve të BE-së.

BERZH vlerëson se Shqipëria ka mbetur prapa vendeve të Rajonit për sa i përket rezultateve në inovacion.

Sipas Bankës kalimi në turizëm kontribuon në diversifikim më të lartë të ekonomisë, por gjithashtu ky kalim po karakterizohet nga sofistikim i ulët.

Një tjetër fushë që krijon pengesa në zhvillim është konsideruar ndërmjetësimi financiar mbetet i ulët, duke penguar aksesin në financa.

BERZH vlerëson se papunësia e të rinjve është ende shumë më e lartë se papunësia në pjesën tjetër të popullsisë në moshe pune.

Gjithashtu hendeku gjinor në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore mbetet i pandryshuar, ndërsa drejtimi dhe administrimi i ndërmarrjeve shtetërore ka nevojë për përmirësime, duke përfshirë transparencë më të mirë dhe llogaridhënie.

Mangësitë në infrastrukturë të shoqëruara me mungesë kapacitetesh financiare janë barriera për ngushtimin e hendekut me produktivitetin në BE, vlerëson BERZH.

Lexo edhe :  Monedhat e huaja në rënie, ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Infrastruktura digjitale është e pazhvilluar, veçanërisht në zonat rurale dhe performanca e logjistikës ka rënë në krahasim me BE dhe Rajonin, vë në dukje BERZH./Monitor.al/    S,M

Të fundit

Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT

Shfaqja e aplikacionit të inteligjencës artificiale me bazë në Kinë DeepSeek bëri që aksionet të bien të hënën për...

Polonia përballë krizës demografike, regjistrohet numri më i ulët i lindjeve

Sipas mediave lokale, shkalla e lindjeve në Poloni ka shënuar një rekord të ulët ndërsa kriza demografike e vendit po thellohet. Duke cituar Autoritetin...

Torturimi dhe vrasja e dy të rinjve në ’97-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron

Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor te Byniamin Hajro, i cili ka qenë i akuzuar për veprën penale...

21 Janari/ Si tentoi Berisha të blinte heshtjen e familjes së Hekuran Dedës

Vëllai i protestuesit të vrarë më 21 Janar, Hekuran Deda, u pyet sot (28 janar) në SPAK, teksa pritet nesër dëshmia e vëllait tjetër. Po...

Emigrantët në Shëngjin, 4 prej tyre do kthehen mbrëmjen e sotme në Itali, ja arsyeja

TIRANE- Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve bëhet fjalë për tre emigrantë të mitur dhe...

Lajme të tjera

Web TV