Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa erërat e forta goditën Los Anxhelosin, ku dy zjarre masive, që filluan një javë më parë, ende nuk janë shuar.

Erërat e sezonale që vijnë nga Santa Ana pritet të vazhdojnë me forcë të mjaftueshme për të përhapur hirin e nxehtë të zjarrit për shumë kilometra, duke rritur mundësinë e zjarreve të rea në një rajon, ku të paktën 24 njerëz tashmë kanë humbur jetën.

“Erërat kërcënuese për jetën dhe shkatërruese tashmë kanë mbërritur këtu”, tha shefja e Departamentit të zjarrfikësve në qytetin e Los Anxhelosit, Kristin Crowley në një konferencë për shtypin.

Pjesa më e madhe e Kalifornisë Jugore është në rrezik të lartë nga zjarret për shkak të thatësirës dhe erërave të forta. Ekipet e zjarrfikësve janë në gatishmëri të lartë në një zonë prej 480 kilometrash, që shtrihet nga San Diego deri në veri të Los Anxhelosit. Përballë rrezikut më të madh janë zonat e brendshme në veri të Los Anxhelosit, duke përfshirë rajonet me popullsi të dendur në Thousand Oaks, Northridge dhe Simi Valley, me më shumë se 300,000 banorë, sipas meteorologëve.

Gati 90,000 familje mbetën pa energji elektrike pasi korportatat e shpërndarjes së energjisë elektrike vendosën të ndërprisnin furnizimin me energji elektrike për të shmangur mundësinë e shkaktimit të zjarreve të reja nga kabllot e tyre elektrike.

Në gjendje gatishmërie

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të lodhur dhe të shqetësuar që të jenë gati për t’u evakuuar.

Ndërkohë policia njoftoi se ka arrestuar 50 njerëz për vjedhje, fluturim të dronëve në zonat e zjarrit, shkelje të gjendjes emergjente dhe krime të tjera.

Lexo edhe :  NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Prej tyre, tre persona u arrestuan me dyshimin për zjarrvënie pasi u panë duke nisur zjarre të vogla që u shuan menjëherë, tha shefi i policisë së Los Anxhelosit Jim McDonnell.

Shqetësim më i madh mbetet kërcënimi nga erërat e forta që parashikohet të arrijnë shpejtësinë e uraganeve të martën në disa zona. Tani të mbështetur edhe nga zjarrfikës nga shtetet e tjera, si Kanadaja dhe Meksika, ekipet e zjarrfikës të Los Anxhelosit u dislokuan në zona të ndryshme për shuarjen e zjarreve. Numri i zjarrfikësve dhe pajisjeve për shuarjen e zjarreve tani është shumë më i madh se një javë më parë, kur vala e parë e zjarreve filloi të shkatërronte mijëra shtëpi./VOA

Të fundit

Zbulohet numri i aplikantëve në platformën e PS “Deputeti që Duam”, Kuko tregon risitë

Partia Socialiste krahas përpjekjeve për të maksimizuar votën e diasporës në parlamentaret e 11 Majit, paralelisht është duke avancuar,...

Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë do të vazhdojnë të paguhen

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, që u mbyllën më 15 janar nga autoritetet kosovare,...

Deputeti i PD publikon videon/ Në Bashkinë Patos ka nisur blerja e votës

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka ndarë video në rrjetin social Facebook, ku pretendon se PS ka nisur blerjen e votave. Baçi thotë se...

Manastirliu fton të rinjtë: Vota për PS, votë bashkimi për shqiptarët

Në 33-vjetorin e themelimit të Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESH), u zhvillua Kuvendi Rinor i Tiranës, një aktivitet ku morën pjesë drejtuesit politikë...

E kishin lënë të pinin kafe bashkë, por…Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 81-vjeçarit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar, i cili u godit për vdekje me çekiç...

Lajme të tjera

Web TV