Shifrat/ Ndikimi i zgjedhjeve në ekonomi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2025-a është një vit elektoral. Në periudha të tilla dinamikat e zhvillimit të ekonomisë ndryshojnë dhe përgjithësisht viti priret të jetë më e mirë, për shkak të sasisë më të madhe të parave që hidhen në qarkullim.

Çfarë pritet të ndodhë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare?

SHIFRAT

Qeveria shton investimet publike, veçanërisht në zonat me nivel të lartë popullsie, në përpjekje për të nxitur qytetarët që ta votojnë. Rrjedhimisht, por jo vetëm nga ky faktor, ka më shumë para në treg. Ky shtim i sasisë së parasë në qarkullim vjen edhe nga takimet dhe mitingjet elektorale që zhvillohen. Si pasojë, rritet puna për bizneset dhe veçanërisht, për ato të shërbimeve.

Një tjetër dukuri që ndodh dhe që ka qenë e dukshme është tani janë politikat sociale, më dashamirëse me pjesën më të madhe të qytetarëve. Në këto zgjedhje, dy janë kategoritë e etiketuara: pensionistët dhe emigrantët ose thënë ndryshe, diaspora që me shumë gjasë, pritet të përcaktojnë edhe fatin e këtyre zgjedhjeve.

SHIFRAT

Që në fund të vitit të kaluar, qeveria nisi zbatimin e politikave sociale që do ti paraprinin vitit elektoral: me bonusin e fundvitit për pensionistët; bonusin  pranverës po për këtë kategori; bonusin e fundvitit për shtresat e varfra dhe rritjen e pagave për administratën publike.

Kategoria e dytë e etiketuar në këto zgjedhje është diaspora, e cila ka një ndikim jo të vogël në ekonomi.

SHIFRAT

Ky ndikim shfaqet me nivelin e remitancave, thënë ndryshe dërgesave të emigrantëve; kapitalit për investime; ekspertizës që emigrantët mund të sjellin në atdhe dhe rrjetit të tyre të bashkëpunëtorëve.

Por sa është sasia e parave që emigrantët sjellin në Shqipëri, për të kuptuar edhe rëndësinë e tyre?

Lexo edhe :  Banka Shqiptare e Zhvillimit/Zbardhen detaje,shteti shqiptar do të jetë aksioneri kryesor

SHIFRAT

Në vitin 2023, u shënua rekordi i 929 milionë eurove, ndërsa deri në shtator të vitit të kaluar, që është edhe e dhëna e fundit zyrtare, niveli i remitancave i kapërceu 772 milionë euro, çka dëshmon që me shumë gjasë, për vitin 2024 do të kemi një nivel të ri historik./e.t

Të fundit

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e...

Pesha e bujqësisë në ekonomi/ Denaj: Në 2024, eksportet në sasi janë rritur me 20 %

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për bujqësinë dhe rolin e  saj në ekonomi....

Gripi i shpendëve, ministrja Denaj: E kemi situatën nën kontroll

“Për të shkuar drejt sigurisë ushqimore është bërë një punë kolosale”, kështu u shpreh ministrja Anila Denaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story”. Gjithashtu gjatë...

Siguria ushqimore, a jemi gati për BE? Paralajmërimi i ministres Denaj

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli për sigurinë ushqimore dhe për rastin e ngarkesave me mandarina, ku një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht nga...

Shorti i ‘Eurovision 2025’, ja kur do shfaqet Shqipëria në gjysmëfinale

Ditën e sotme u zhvillua një short në City Hall të Bazelit për të ndarë 31 vendet gjysmëfinaliste të ‘Eurovision 2025’ në dy netët...

Lajme të tjera

Web TV