U godit me çekiç në kokë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së 81-vjeçarit në Qafë Mollë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas deklaratës së policisë, autori Isuf Hasa e goditi me çekiç në kokë dhe më pas i vodhi paratë.

81-vjeçari u gjet pa shenja jete mëngjesin e 13 janarit në oborrin e banesës në fshatin Shëngjin i Vogël në periferi të Tiranës.

Ekzaminimet mjekësore nga trupi i viktimës dolën në përfundimin se i moshuari ishte goditur me sende të forta në pjesën e pasme të kokës që i kishin shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dyshimet e policisë janë për tentativë grabitje, por nga ana e grupit hetimor është duke u vlerësuar edhe për konflikt me ndonjë banor të zonës.

Lidhur me ngjarjen janë marrë në pyetje 20 banorë të fshatit në policinë e Tiranës, të cilët janë pyetur nëse mund të kenë dijeni.

81-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, ndërsa familjarët e tij jetojnë në kryeqytet. Këta të fundit kanë deklaruar se i moshuari nuk kishte konflikte me askënd.

Policia thotë se vijon puna për zbulimin e autorit, ndërsa  materialet në prokurori janë referuar për veprën penale “Vrasje me dashje”./K.K

Të fundit

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos ,...

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se...

Pesha e bujqësisë në ekonomi/ Denaj: Në 2024, eksportet në sasi janë rritur me 20 %

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për bujqësinë dhe rolin e  saj në ekonomi....

Gripi i shpendëve, ministrja Denaj: E kemi situatën nën kontroll

“Për të shkuar drejt sigurisë ushqimore është bërë një punë kolosale”, kështu u shpreh ministrja Anila Denaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story”. Gjithashtu gjatë...

Siguria ushqimore, a jemi gati për BE? Paralajmërimi i ministres Denaj

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli për sigurinë ushqimore dhe për rastin e ngarkesave me mandarina, ku një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht nga...

Lajme të tjera

Web TV