“Jetojmë në Republikë Kryeministrore”/ Mediu: Shqiptarët t’i japin drejtim jetës së tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në rubrikën Opinion tha se sot jetojmë në Republikë Kryeministrore.

Mediu theksoi se qeveria po bën gjithçka që të përçajë opozitën. Ai u shpreh se forcat e reja opozitare duhet të bëhen bashkë, për të rrëzuar këtë qeveri, që siç tha, është e korruptuar dhe e kriminalizuar. Mediu theksoi se shqiptarët duhet të mendojnë, që t’i japin drejtim tjetër jetës së tyre.

“Shqiptarët mund t’i japin një drejtim tjetër jetës së tyre, me anë të votës. Ata nuk duhet të humbasin shpresën dhe të largohen përditë nga vendi. Është përgjegjësia e opozitës që të bashkojë shqiptarët rreth kauzës së drejtë dhe e treta është bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Rama bëri çmos që opozita të jetë e përçarë.

Pushteti sot është i lidhur me krimin dhe korrupsionin. Çdo votë që nuk përkthehet në mandat është votë e humbur, shkojnë në favor të Ramës. Nuk e kuptoj zellin e të gjitha forcave politike për të ecur vetëm, pasi nuk është matematikë e saktë. Por, ne kemi sot një koalicion të madh opozitar.

Berisha e ka provuar se di të bëjë koalicione. Në politikë rruga hapet me konkurrim. Nëse partitë e reja marrin më tepër vota të bëjnë qeverinë. Ajo që është e rëndësishme për mua është që ne si forca opozitare të bëhemi bashkë për të larguar këtë qeveri. Jetojmë në republikë kryeministrore. Agron Duka nuk do jetë në zgjedhje, por do jetë kryetar i PPA. Unë jam në krye të Partisë Republikane, gjithmonë në PR kam qenë. Ne jemi një aleat natyral i Partisë Demokratike. Qëllimi që kemi është ndryshimi i kësaj qeverie, që nuk ka lidhje me atë që ndodh me jetën e shqiptarëve”, u shpreh Mediu./E.T

Të fundit

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos ,...

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se...

Pesha e bujqësisë në ekonomi/ Denaj: Në 2024, eksportet në sasi janë rritur me 20 %

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për bujqësinë dhe rolin e  saj në ekonomi....

Gripi i shpendëve, ministrja Denaj: E kemi situatën nën kontroll

“Për të shkuar drejt sigurisë ushqimore është bërë një punë kolosale”, kështu u shpreh ministrja Anila Denaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story”. Gjithashtu gjatë...

Siguria ushqimore, a jemi gati për BE? Paralajmërimi i ministres Denaj

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli për sigurinë ushqimore dhe për rastin e ngarkesave me mandarina, ku një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht nga...

Lajme të tjera

Web TV