Një pasagjer ka ndërruar jetë në bordin e një avioni që po fluturonte nga Parisi në Boston. Mjekët dhanë menjëherë ndihmën e tyre, por pa rezultat.
Udhëtari u sëmur pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti i Parisit, Charles de Gaulle.
Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Mediat e huaja shkruajnë se identiteti i viktimës nuk do të bëhet i ditur derisa të dashurit e tyre të jenë njoftuar.
“Me gjithë ndihmën e një mjeku në bord, klienti nuk mundi të shpëtohej”, tha një zëdhënës./K.K