Goditi kunatin me thikë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë (detajet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin e Tiranës, pasi ka tentuar që të vriste me thikë kunatin.

Personat ishin duke u konfliktuar dhe në një moment shtetasi Roland Ruçi, ka goditur me thikë shtetasin A.B, i cili mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Tentatori është arrestuar, pas një përpjekje për të ikur nga forcat e policisë, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy personave.

Vihet në pranga 45-vjeçari që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Emin Duraku” kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte goditur me thikë shtetasin tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./Fjala.al/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV