E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ato do të lirohen së shpejti,” ka njoftuar Donald Trump në Truth, duke konfirmuar lajmin që kishte qarkulluar në media pak më parë. Marrëveshja, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, parashikon tre faza dhe garantët do të jenë Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara. Armëpushimi në Gaza do të hyjë në fuqi menjëherë, kanë bërë të ditur burime të Shtëpisë së Bardhë, të cituara nga New York Times.

Faza e parë

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, parashikohet një fazë fillestare prej gjashtë javësh që përfshin tërheqjen graduale të forcave izraelite nga qendra e Gazës dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri të Rripit. Rreth 600 kamionë me ndihma humanitare do të hyjnë çdo ditë në Rrip dhe 300 në veri.

Hamas do të lirojë 33 pengje izraelite, duke përfshirë të gjitha gratë (ushtare dhe civile), fëmijët dhe burrat mbi 50 vjeç. Fillimisht do të lirohen gratë dhe ata nën 19 vjeç, më pas burrat mbi 50 vjeç, dhe në fund do të dorëzohen trupat e pengjeve të vdekur. Lirimi do të ndodhë brenda një periudhe prej gjashtë javësh: të paktën tre pengje çdo javë. Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë për çdo peng civil dhe 50 të burgosur palestinezë për çdo ushtare izraelite. Numri total mund të variojë nga 990 deri në 1,650.

Faza e dytë

Negociatat për fazën e dytë do të fillojnë në ditën e 16-të të fazës së parë. Pritet që të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, duke përfshirë ushtarët, një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite.

Lexo edhe :  SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje, zbutet lufta tregtare

Faza e tretë

Faza e tretë pritet të përfshijë kthimin e të gjithë trupave të mbetur të pengjeve dhe fillimin e rindërtimit në Gaza, nën mbikëqyrjen e Egjiptit, Katarit dhe Kombeve të Bashkuara.

Palestinezët, shtetet arabe dhe Izraeli ende duhet të bien dakord për një vizion për periudhën pas luftës në Gaza, një sfidë që përfshin garancitë e sigurisë për Izraelin dhe miliarda dollarë investime për rindërtim. Një pyetje pa përgjigje mbetet se kush do të administrojë Gazën pas luftës. Izraeli ka refuzuar çdo përfshirje të Hamasit, i cili qeveris Gazën që nga viti 2007, por gjithashtu ka kundërshtuar pothuajse në të njëjtën masë Autoritetin Palestinez, organin e krijuar me marrëveshjet e përkohshme të paqes të Oslos tre dekada më parë, i cili ka një fuqi të kufizuar qeverisëse në Bregun Perëndimor./e.t

Të fundit

“Mbi 200 persona në bord”, rrëzohet avioni në Indi

Një avion është rrëzuar në aeroportin Ahmedabad të Indisë. Sipas mediave ndërkombëtare, avioni po shkonte drejt Londrës. Nga informacionet paraprake, në...

BE vendos: Me Shqipërinë gati të hapim grupkapitullin e katërt të negociatave

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të mbledhur në Bruksel miratuan njëzëri raportin e konkluzioneve për shqyrtimin e grupit të katërt të negociatave me...

Balla uron 34-vjetorin e themelimit të PS: Mirënjohje për kontribuesit ndër vite

Në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ministri i Shtetit dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka përcjellë një urim të...

Çfarë ndikon në dashurinë tonë për matematikën?

Matematika është një nga ato lëndë shkollore që ose e do ose e urren: ndërsa rritesh, ke tendencë ta pëlqesh gjithnjë e më pak, por sistemi...

Afera “Partizanin”/ Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë dalin para gjykatës më 30 qershor

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel lidhur me çështjen e privatizimit të...

Lajme të tjera

Web TV