“Rama dhe Berisha, bashkë kundër SPAK?!”Kulluri: Kanë një provë të madhe para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK dhe reforma në drejtësi duket se do të jetë kryefjalë e fushatës për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kryeministri në njërën anë që merr flamurin e krijimit të drejtësisë së re dhe Partia Demokratike që e shënjestron. 3 muaj para zgjedhjeve vjen edhe një Anketë e Instituti Ndërkombëtar Republikan tregoi se 76% e shqiptarëve e mbështesin SPAK-un.

Për këtë çështje u diskutua mbrëmjen e së mërkurës në Debat nga Alba Alishani. Edvin Kulluri, pjesë e partisë Djathtas 1912, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka mundësinë tashmë të tregojë nëse është i sinqertë në mbështetjen e tij ndaj SPAK apo jo, pasi sipas informacioneve të tij, ndërkombëtarët kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të SPAK-ut përtej 9 viteve.

Ai shprehet se ekziston mundësia që Rama dhe Berisha mund të bëhen sërish bashkë kundër SPAK dhe këtë herë do të ishte një “gropë shumë e madhe”.

“Rama nuk është as arkitekti dhe as ideatori i SPAK. Ne do ta shohim nëse është i sinqertë. Prova është tani, zgjatja e mandatit të SPAK. Ka një kërkesë edhe nga komuniteti ndërkombëtar për të zgjatur mandatin e SPAK nga 9 vjet në një periudhë më të gjatë.

Për mendimin tim, me 51 përqind të mundësive, Rama nuk do të japë 78 vota ose do të bëjë ndonjë lojë me një pjesë të deputetëve të opozitës, jo thjesht të PD-së. Ky do të jetë një lajm i keq për shqiptarët. PD e ka deklaruar votën kundër, duke e quajtur madje organizatë kriminale. Nëse Rama dhe Berisha guxojnë dhe bëhen bashkë në këtë çështje, mendoj se do të hapin një gropë shumë të madhe mbas zgjedhjeve të 11 majit.

Kërkesa që ka ardhur nga ndërkombëtarët ka qenë që të bëhet para zgjedhjeve. Kanë qenë njerëz në ambasadë dhe është bërë kjo bisedë, po e jap këtë si informacion. Një deputet i joni ka qenë në takim. Kjo ose bëhet tani ose nuk bëhet se pastaj nuk dihet se çfarë parlamenti do të jetë. Në dhjetor i skadon edhe mandati i Dumanit.

Lexo edhe :  Moti i keq në vend/ Reshjet e borës bllokojnë rrugët në zonën e Librazhdit

Kostoja që merret këtu është që ti do të shkosh kundër 70% të shqiptarëve ose duhet të shkosh pro 70% të shqiptarëve. Ky është risku i madh, por këtë risk Berisha e ka marrë se nuk i intereson fare fitorja”, u shpreh Kulluri./    S,M

Të fundit

Veliaj shpërndan 75 apartamente në Kombinat: Te 5 Maji në mars japim 273 banesat e fundit

75 familje të prekura nga tërmeti në Kombinat morën çelësin e shtëpisë së tyre të re. Në ceremoninë e...

Porosisin 14 mijë KILOGRAMË në ditë, qytëtarët e këtij VENDI të “çmendur” pas PICËS!

Italia ka 40,000 piceri, 10% e të cilave janë në rajonin e Campania-s, kryeqyteti i të cilit është Napoli, dhe 15,000 restorante të tjera...

Planet e Princit William/ Rolet e rëndësishme që do t’u japë dy anëtarëve të familjes

Princi William tashmë po bën plane për rolin e tij të ardhshëm. Mbreti Karli III mund të mos largohet ende si monark, por pasardhësi i tij...

Neda Balluku rrëfen marrëdhënien me Arbër Hajdarin

Mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në studion e “Wake Up”, Neda Balluku, opinionistja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur për...

Jeni të shqetësuar nga mbyllja e TikTok?! Ky APLIKACION po ia merr “FRONIN”

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA ditët e fundit, përpara një...

Lajme të tjera

Web TV