TikTok vendos mbylljen e aktivitetit në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TikTok preferon mbylljen, në vend që t’ua shesë aktivitetin në territorin e Shteteve të Bashkuara, kompanive amerikane. Rrjeti i famshëm social kinez ka nisur përgatitjet për të mbyllur aktivitetin e tij të Dielën, kur në Shtetet e Bashkuara të hyjë në fuqi ligji i dekretuar në Prill të 2024-ës nga administrata Biden.

Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se mes 170 milionë përdoruesve amerikanë ka pakënaqësi të mëdha. Ata po ngrenë zërin për anulimin e vendimit.

E përditshmja “Washington Post” shkruan se nisur nga këto shqetësime, presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashton mundësinë që të pezullojë ndalimin përmes një urdhëri ekzekutiv për një afat 60 deri 90 ditor të këtij vendimi, pas datës 20 kur ai të marrë zyrtarisht mandatin.

Trump ishte i pari që hodhi hapat për mbylljen e TikTokut në mandatin e parë, duke e akuzuar si vegël të qeverisë kineze që spiunon qytetarët amerikanë, por pasi e shfrytëzoi në fushatën për zgjedhjet e 5 Nëntorit, ndryshoi qëndrim duke thënë se platforma mund të qëndrojë duke përmirësuar kushtet e sigurisë.

Në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë që ka pak gjasa të anullojë mbylljen, dhjetëra mijëra përdorues të Tiktokut kanë hapur profile tek një tjetër rrjet social kinez i quajtur Red Note shumë i ngjashëm funksionalisht me TikTokun./e.t

Të fundit

Karamuço zbulon detaje tronditëse/ Shumica e atentateve kryhen të dielën në darkë pasi…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në “Top Story”  zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe...

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të...

Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet online...

Lajme të tjera

Web TV