Vangjel Dule i kërkon Berishës, Vlorën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa demokratët kanë premtuar se do të zgjedhin përmes primareve kandidatët për deputetë, Partia Demokratike do të kujdeset që të vendosë në listë të sigurt edhe propozimet e ardhura nga aleatët.

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha se ende nuk janë mbyllur negociatat me PD-në, ndërsa shprehu se qarku i Vlorës synohet nga partia që ai drejton.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e di se ku e ka influencën e vet më të madhe. Këto janë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës. Pastaj, në nivel të dytë është Tirana dhe më pak, por në të gjitha rastet e rëndësishme, sepse e dimë që qoftë edhe një votë, me sistemin elektoral që kemi, ka vlerën dhe ndikimin e vet në rezultatin përfundimtar. Edhe preferencat do të ishin me të njëjtën renditje,” u shpreh  Dule.

Drejtuesi i PBDNJ-së vlerëson edhe mundësinë që i jepet për të parën herë diasporës për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, por shpreh shqetësimin se asistenca teknike nuk duhet keqpërdorur si instrument për krim zgjedhor./K.K

Të fundit

Zbulimi i vilës antike romake në Durrës pezullon rindërtimin e shkollës

Reshjet e javës së kaluar kanë përmbytur pjesërisht edhe disa nga kuadratet e zbulimit arkeologjik të zonës ku më...

Zjarri në bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë/Policia: Shkak një shkëndijë elektrike

Bodrumi i Spitalit Psikiatrik në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se nga flakët janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa shkak...

Tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë përmes gardhit, arrestohet

Një person i paidentifikuar  u arrestua nga Shërbimi Sekret të hënën, pasi u përpoq të ngjitej nga gardhi përgjatë territorit jugor të Shtëpisë së...

Përplasi me automjet këmbësorin, arrestohet 66-vjeçari në Fier

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësor në qytetin e Fierit. Uniformat blu bëjnë me...

Euro në rënie, “ngrin” paundi britanik/ Kursi i këmbimit, 6 shkurt 2025

Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99.3 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.4 lekë...

Lajme të tjera

Web TV