A do të futet PD në zgjedhje edhe pa qeveri teknike? Përgjigjet e bindur Jozefina Topalli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj. Gjatë fjalës së saj, Topalli është shprehur me bindje të plotë se nuk mund të ndodhë kurrë që PD të bojkotojë zgjedhjet edhe nëse qeveria teknike nuk realizohet.

Besard Jacaj: PD a do të futet në zgjedhje edhe pa qeveri teknike?

Jozefina Topalli: Qeveria teknike është garancia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Besard Jacaj: Po nëse kjo nuk ndodh?

Jozefina TopalliNuk mund të ndodhë kurrë që të bojkotohen zgjedhjet.

Gjatë intervistës, Topalli është shprehur se ka një rritje të pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale për të cilën ka thënë se shkon nga skandali në skandal. Thelbësore për Topallin është ndalimi i largimit të rinjve nga Shqipëria.

Jozefina Topalli: Ka një rritje të dukshme të pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale që shkon nga skandali në skandal. Një mundësi është që diaspora si një fuqi e madh elektorale që mund të bëhet nëse ajo mobilizohet dhe organizohet dhe bindet sepse ajo është më e lirë se administrata e shtetit. Nuk pranon presionin, ajo nuk do që kombi i vet të zhduket. Thelbësore që të ndalim largimin e të rinjve që është e lartë. Një dramë dhe një alarm që ata që mendojnë realisht dhe seriozisht, dinë ta vlerësojnë./E.T

Të fundit

Euro në rënie, “ngrin” paundi britanik/ Kursi i këmbimit, 6 shkurt 2025

Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99.3 lekë. Dollari...

Shteti Bektashi, Rama: Do jetë tek territori ku është Kryegjyshata, i ka apo jo 150 veta

Kryeministri Edi Rama tha sot se krijimi i shtetit Bektashi nuk do të sjell asnjë përçarje apo shpopullim. Sipas tij, krijimi i këtij entiteti...

“Një tokë pa popull për një popull pa tokë!”/ Slogani i rrezikshëm për Gazën

Një tokë pa popull për një popull pa tokë!"  Donald Trump, me qëndrimet e tij në favor të zhvendosjes jashtë vendit të palestinezëve të Gazës,...

“Shqiptarëve ua mas pulsin çdo muaj”, Rama: Ia di Shqipërisë çdo kthesë rruge!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë ë gjithë kohës i qëndron në kokë punës, duke u shprehur krenar që ka shkuar në çdo...

“Hiqet pensioni i parakohshëm”/ Eksperti sqaron reformën në skemën aktuale të pensioneve

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha , i cili ka analizuar prezantimin e djeshëm...

Lajme të tjera

Web TV