BSH propozon ulje të normës së interesit maksimal për kreditë konsumatore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka përgatitur ndryshime rregullatore që do të ulin normën maksimale të interesit për kreditë konsumatore. Sipas njoftimit të BSH-së, programi i financimit të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm (PFBVM) synon të krijojë dhe të formatojë një instrument financimi për bankat tregtare i cili mund të përdoret prej tyre në mbështetje të përmirësimit të aksesit në kredi për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme (BVM) që operojnë në Shqipëri.

Ndryshimi i propozuar parashikon që norma maksimale e interesit për kreditë konsumatore deri në vlerën e 200 mijë lekëve do të jetë sa mesatarja e thjeshtë e normës efektive të interesit për kredinë e dhënë, pa u shtuar me një të tretën.

Ky program, i konceptuar brenda kornizës ligjore që rregullon aktivitetin e Bankës së Shqipërisë dhe parimeve të ekonomisë së tregut, synon përmirësimin e kushteve të financimit të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme.

Programi do të zbatohet nëpërmjet bankave tregtare që zhvillojnë veprimtari në Shqipëri dhe janë të licencuara, rregulluara dhe mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë. Në vija të përgjithshme, PFBVM parashikon krijimin e një instrumenti afatgjatë kreditimi për bankat, të cilat kanë akses në operacionet monetare të Bankës së Shqipërisë, me kosto më të ulët se norma bazë e interesit, kundrejt detyrimit që ky likuiditet të përdoret ekskluzivisht për financimin e këtyre bizneseve.

Kostoja e kredive të lëvruara nën këtë program duhet të jetë nën normat afatgjata aktuale të kreditimit të BVM-ve. Për të mbrojtur interesat financiare të Bankës së Shqipërisë, injektimi i likuiditetit parashikohet të bëhet kundrejt një kolaterali të ngjashëm me atë të pranuar në operacionet standarde dhe rreziku i kreditit do të mbetet te bankat tregtare. Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë./    S,M

Të fundit

Duel për vendin e parë, Barcelona dhe Liverpool në garë për 9.9 milionë euro

Barcelona dhe Liverpool vërtet i kanë mbyllur llogaritë për sa i përket kualifikimit mes tetë të parave që garanton...

Përmbyten disa zona në Durrës/ Eskavatori ndërhyn për pastrimin e kanaleve

Për shkak të reshjeve të intensifikuara të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika, të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga strukturat...

SHBA, masa ndaj Inteligjencës Artificiale të Kinës, ndalon marinsat të përdorin DeepSeek

Marina amerikane i ka ndaluar pjesëtarët e saj të përdorin modelin e inteligjencës artificiale nga kompania kineze DeepSeek, raportoi të martën CNBC. Në një email...

A ndikon mungesa e vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut

Tashmë dihet se mungesa e vitaminës D dobëson kockat, por kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës roli që mund të luajë vitamina D...

Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Italisë,do të njihen patentë shoferët e njëra-tjetrës

Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentë shoferët në të dyja shtetet. Kështu ka bërë të...

Lajme të tjera

Web TV