RENEA e FNSH ‘bastisin’ Pogradecin, sekuestrohen 100 mijë euro, armë e drogë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forca të shumta policie, RENEA e FNSH kanë bastisur Pogradecin, në një operacion të nisur që orët e para të mëngjesit së 17 janarit. Operacioni është ende në zhvillim dhe burime për gazetarin e Report Tv, Armand Braho bëjnë me dije se janë sekuestruar 100 mijë euro, armë zjarri, armë të ftohta e drogë.

Kontrollet janë ushtruar në dhjetëra ambiente, mes tyre edhe në shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë, ndërsa RENA ushtroi kontrolle të imtësishme në shtëpinë e tij.

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg për Erjon Llapushin, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore./kb

Të fundit

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Botond Szebeny, me...

Na duhet një “Bedri Spahi”

Nga ARTUR  AJAZI Ish-gjeneral pas luftës, dhe Prokurori i Përgjithshëm i atyre viteve, Bedri Spahiu mbahet mënd si njeriu i “hekurt” që hetoi dhe dënoi...

Euro nis revanshin ndaj lekut/ Rifiton pikë, i afrohet nivelit të 100 lekëve

Monedha europiane ka bërë një kthesë të fortë këtë javë duke u afruar pranë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së...

VIDEO-LAJM/ Shiu kthen në “lumenj” rrugët e Durrësit

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në vendin tonë, Durrësi është përmbytur. Edhe pse rrugët janë mbuluar nga shiu, duket se...

Prindërit i heqin internetin, 13-vjeçarja i denoncon për keqtrajtim

Pas një debati me babanë e saj, ai i heq lidhjen e internetit. Pas kësaj një vajzë 13-vjeçare, me banim në veri të Barit,...

Lajme të tjera

Web TV