Rama sot në Zvicër/Merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nis sot një seri takimesh dhe aktivitetesh në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili zhvillohet në Davos – Klosters, në Zvicër.

Me misionin “Ne bashkojmë qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile për të përmirësuar gjendjen e botës.” – këtë vit Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.

Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror mblidhet nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.

Së bashku me liderë nga vende të tjera të botës, Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në disa tryeza të rrumbullakëta, si dhe panelist në sesione të ndryshme që synojnë të nxisin një frymë bashkëpunimi dhe optimizmi konstruktiv me objektivin e formësimit të Epokës Inteligjente të ardhshme, në një mënyrë më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Kryeministri gjithashtu do të takohet përgjatë 3 ditëve të Forumit me homologë, liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse në Forum./e.t

Të fundit

Avioni mjekësor u rrëzua mbi banesa, asnjë i mbijetuar! Mes viktimave dhe pacientja

Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord, mes tyre edhe pacientja 12-vjeçare, është rrëzuar pranë qendrës tregtare Roosevelt...

I morën me dhunë 1 mijë euro 35 vjeçarit, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Një 22 vjeçar është arrestuar ndërsa një 23 vjeçar është shpallur në kërkim për grabitje. Sipas policisë, dy të rinjtë i kanë marrë me dhunë...

Akuzohet për vrasje në Itali, arrestohet 30-vjeçari me dy mbiemra në Fier

Policia ka vendosur në pranga 30-vjeçarin Dhimitraq Xhoku alias Hoxhara, i cili akuzohet se ka vrarë një person në Itali. I riu, banues në Levan, u vendos në...

“Emily shqipen e flet pak, por…”- Ilir Shaqiri rrëfen në podkastin me kryeministrin Rama

Balerini i njohur Ilir Shaqiri, në një intervistë në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ka folur për vajzën e tij të vetme, Emily. Balerini...

Këmbimi valutor 1 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 96.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

Lajme të tjera

Web TV