Dy presidentët që ndërruan trajektoren e SHBA në 100 vjetët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Në fillim të vitit 1932, kur Franklin D. Roosevelt hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-së, tabloja e vendit ishte katastrofike. Mbi 25% e amerikanëve që kërkonin punë nuk gjenin dot një vend pune. Dhjetra banka e mijra fabrika kishin falimentuar. Mijra fermave u kishin mbetur produktet pa shitur. Në arenën ndërkombëtare SHBA-ja ishte mpakur, pas lavdisë së rolit vendimtar që kishte luajtur në Luftën e Parë Botërore dhe në Konferencën e Paqes së Parisit.

Pas 13 vjetëve, kur Franklin D. Roosevelt vdiq në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja ishte kthyer në një superfuqi globale. Në tregun e brendshëm kishte vende pune që mezi plotësoheshin nga amerikanët e mbingopur me punë. Fabrikat punonin me kapacitet të plotë 24 orë në ditë. Bankat lulëzonin duke dhënë kredi të reja për biznese të reja. Në politikën e jashtme, SHBA bënte ligjin duke krijuar strukturat e reja ndërkombëtare të pas-luftës, si OKB-ja, FMN-ja, dhe Banka Botërore.

Një ndryshim stratosferik i trajektores së SHBA brenda 13 viteve!

Në fillim të vitit 1981, kur Ronald Reagan hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-së, tabloja e vendit ishte depresuese. Stagflacioni (një ndërthurje e stagnacionit ekonomik me inflacionin e lartë) kishte mbërthyer ekonominë amerikane për gryke. Largimi me bisht ndër shalë nga Saigoni i ushtrisë amerikane (pas 60 mijë ushtarëve të vrarë në Vietnam) kishte krijuar psikozën e një superfuqie në degradim. Nga ana tjetër, pushtimi i Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik, avancimi i forcave komuniste në Angola e Nikaragua, dhe revolucioni islamik në Iran po jepnin sinjalin se forca të tjera po mbizotëronin në botë.

8 vjet më vonë, kur Ronald Reagan doli nga Shtëpia e Bardhë, në tregun e brendshëm kishte vende pune që mezi plotësoheshin nga amerikanët e mbingopur me punë. Fabrikat punonin me kapacitet të plotë 24 orë në ditë. Bankat lulëzonin duke dhënë kredi të reja për biznese të reja. Në politikën e jashtme, SHBA bënte ligjin duke e çuar Bashkimin Sovjetik në shpërbërje dhe duke izoluar ishuj anti-amerikanë si Kuba, Nikaragua, Irani, etj.

Lexo edhe :  Ana e errët e lëvizjes studentore serbe

Praktikisht, ai u largua nga Shtëpia e Bardhë duke e lënë SHBA-në superfuqinë e vetme në botë!
Donald Trump synoi një ndryshim të tillë trajektoreje në mandatin e tij të parë, por u largua me bisht ndër shalë nga Shtëpia e Bardhë. Të shohim nëse do ta realizojë synimin e tij në mandatin e rikthimit…/    S,M

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV