Bullizmi politik me 21 janarin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

21 Janari është realisht kufiri ndarës i opinionit politik dhe mediatik, që ka ardhur deri më sot në sjellje të aktorëve politik dhe atyre mbështetësve mediatikë.

Në çdo vit pas 21 janarit 2011, të gjithë mbështetësit e Sali Berishës dhe Ilir Metës fajësojnë Edi Ramën se po i shfrytëzon viktimat dhe familjarët e tyre.

Por asnjëri prej tyre, nuk ka thënë deri më sot se ne kemi qartësisht një fajtor të madh dhe disa fajtorë të tjerë që e kanë rrëfyer krimin, apo që ju është zbuluar.

21 Janari 2011 është krimi më i zbuluar në historinë e krimeve politike. Është krimi më i zbuluar me prova shkencore të patjetërsueshme siç është laboratori kriminalistik shkencor më i miri në botë-ai i FBI. Për 21 janarin ne kemi qartësisht të provuar se kush ka qëlluar mbi 4 qytetarët e pafajshëm. Kemi një sentencë sovrane të Gjykatës së Strasburgut, që është edhe sipas Kushtetutës sonë me e larta që ekziston që e quan 21 janarin një “krim shtetëror”.

Pra në të gjithë aspektet 21 janari nuk është enigmë, nuk është mister, nuk ka asnjë dyshim se kush i ka vrarë Ziver Veizin, Faik Myrtajn, Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën. Megjithatë, askush nuk flet për të plagosurit që janë shumë, me dhjetëra. i vetmi që ka folur është gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ekzilin e tij politik në Bruksel e ka pasur edhe një jetë të re, që i ka sjellë të mira e begati. Por që nuk e harron kurrë krimin ndaj tij dhe ngulmon në mënyrë permanente për ta raportuar. Tipik gazetar.

Pra kemi një krim të zbardhur, të zbërthyer në të gjithë aspektet e tij shumë dimensional që është i rëndë. Vrasje, fshehje provash, pengim i drejtësisë dhe sulm ndaj medias së lirë.

Lexo edhe :  Dekreti i Duçes që bashkoi me Shqipërinë, Kosovën, Dibrën dhe Strugën

Kemi edhe retorikën e shpifur të Sali Berishës çdo vit që thotë se ishte i gatshëm të vriste këdo që do i afrohej, a thua se ka mend kush që t’i hyjë në zyrë. Ishte policia e Sali Berishës që na shkriu në dru më 21 janar 2011 ndërsa po shkonim në zyrat tona të shkruanim kronikën e 21 janarit.

Por ka edhe më keq, madje shumë më keq. Tmerrësisht më keq, e këtu e ka fajin vetëm mazhoranca. Ka një bullizëm permanent që bazohet te retorika ilirmetiane e “kokëpalarëve”. Çdo vit bullizojnë, tallim viktimat e 21 janarit, si për t’i thënë: Hë mo ku jeni, ku e keni Edi Ramën, ne ju kemi vrarë, ne kemi fshirë provat, ne ndaluam e shamë prokurorët, ne sulmuam gazetarët. Po Ju, ja po qeverisni mbi viktima… Ja ky është bullizim që ka një kufi! /    S,M

Të fundit

Formula 1/ Kunati i Verstappen ngre zërat: “Max tek Mercedesi në vitin 2026”

E ardhmja e Max Verstappen duket si një enigmë: për cilin ekip do të garojë në vitin 2026? A...

Popullsia e BE-së arrin rekord historik: mbi 450 mln njerëz

Emigracioni në Bashkimin Evropian e ka çuar popullsinë e bllokut në rekordin prej 450.4 milionë njerëz vitin e kaluar. Kështu kanë treguar të dhënat e...

Bill Gates ‘varfërohet’ me 51 miliardë dollarë pas një fjalie që tha!

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës së tij se do...

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinajn

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh ndërsa së bashku ndajnë...

Shkodër, gjendet i pajetë në makinë trupi i 50-vjeçarit

Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV