“Turizmi është kali ynë i betejës”/ Rama: Shqipëria, zhvillim të jashtëzakonshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një paneli në Forumin Ekonomik Botëror që u zhvillua në Davos, në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”.

Në panelin e moderuar nga  Richard Quest nga CNN International, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Turizmit në Arabinë Saudite dhe komisioneri për turizmin në KE, u diskutuan mënyrat sesi të lehtësohet turizmi.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria po përjeton zhvillim të jashtëzakonshëm të turizmit.

Pjesë nga diskutimi:

Edi Rama: Arabia Saudite është një vend i jashtëzakonshëm prej të cilës mund të mësosh. Ti zbulon që përtej miteve dhe stereotipive ato po investojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në dije dhe në arsimim në nivel më të lartë. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë në një mënyrë tjetër.

Po angazhojmë arkitektët nga e gjithë bota dhe po i japim jetë objekteve. Europa është e bekuar sepse shih Italinë Greqinë Francën, kudo është e bekuar. Problemi është të ndajë mendjen të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më fleksibël.

Richard Quest: Të gjithë janë pro për shkurtimin e rregullave të burokracisë derisa vjen puna të shkurtimi i një rregulli që i ndikon ato.

Jane Sun, CEO, Trip.com Group Singapor: Përpara se ti sjellim klientët në Euiropë uroj që apkikimi për viza të jetë më i shkurtër.

Edi Rama: Parku në Barcelonë, park i jashtëzakonshëm që ishte i mbytur me njerëz, ndërkohë me rezervimet nuk humbet kohë nëpër radhe dhe u arrit të menaxhohej numri i njerëzve.

Richard Quest:  Megjithatë ka një avantazh, nëse kufizon numrin e njerëzve duhet të menaxhohet fluksi.

Apostolos Tzitzikostas, Komisioner për Transport të Qëndrueshëm dhe Turizëm në Komisioni Europian – Duhet ti menaxhojëm më mirë flukset. Në nivel europian do fillojmë dikstimet.

Lexo edhe :  Rama të rinjve: Mos digjni votën. Qeveria e PS do të anëtarësojë vendin në BE

Sun: Një element tjetër që duhet të marrim parasysh, vende të ndryshme kanë festa të ndryshme, pra mund ti sjellim njerëzit në sezone të shmangim turizmin ne kulmin e tyre.

Rama: Turizmi për ne është diçka e re që po ndërtojme dhe po shohim zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspekteve. Nga malet deri te propozimi i Kushner për të ndërtuar deri te kompanitë e mëdha që duan të ndërtojnë port.

Turizmi është kali ynë i betejës. Në të gjitha renditjet e botuara, shihni që vendet kryesore janë Arabia Saudite Shqipëria dhe Katari./   S,M

Të fundit

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se shqiptarët e diasporës do të kenë për herë të...

Gjermani, papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë. Rritja e numrit...

Do vazhdojnë shoqërinë apo do jenë kundërshtarë? ‘Kriset’ raporti Rozana-Gjesti

Gjatë qëndrimit të tyre në shpellë, duket se një lojë e nisur nga G Bani dhe Gjesti, “krisi” shoqërinë e këtij të fundit me...

Lajme të tjera

Web TV