Çmimi i ri i energjisë elektrike/Si do verifikohen konsumatorët nën 700 kwh nga 1 shkurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me uljen e çmimit të energjisë, nga data 1 shkurt fatura e dritave do të lexohet ndryshe. Për verifikimin e qytetarëve që konsumojnë energji nën nivelin e 700 Kwh, OSSH do të gjurmojë matësit që përdoren në terren nga punonjësit.

“Të gjithë lexuesit sot kur kryejnë procesin e leximit që e quajmë PDA, nëpërmjet këtij aparati shkojmë në vendin ku është instaluar matësi. Dhe në mënyrë manual hidhen të dhënat në aparat dhe transmetohen në qendër.

Nëpërmjet stafit procesohet hedhja e të dhënave dhe printohet fatura. Pika delikate është se të gjithë lexuesit prezentë dhe asnjë lexim në mënyrë fiktive. Mundësi i vendodhjes të lexuesit që të verifikojmë nëse ka qenë në datën e duhur dhe në momentin që është bërë leximi.

Kemi shtuar, operatorët që hedhin të dhënat në sistem. Kemi identifikuar të gjithë abonentët që janë deri në 700kWh. Janë shtuar filtrat dhe në një mënyrë automatike”, thanw nga OSSH, përcjell A2.

Për të përmbushur këtë detyrë, OSSH do të shtojë numrin e punonjësve të angazhuar për leximin e matësve. “Jemi me një grup tjetër punonjësish që janë lexuesit e terrenit. Një detyrë e vështirë, e cila mban një peshë edhe të kontenstimeve. Jeni 870 punonjës, të cilët do të shtohen edhe me 120 punonjës të rinj. Nga data 1 shkurt OSHEE do të aplikoj një çmim të ri prej 10.5% më pak.”

Nga 1 shkurti, për çdo kilovat/orë energji të konsumuar, qytetarët do të paguajnë 8,5 lekë pa TVSH, nga 9,5 lekë që paguhej deri 1 muaj më parë. /     S,M

Të fundit

“Exosomes”/ Një udhëzues për trajtimin më të përfolur të momentit kundër plakjes

Ato konsiderohen si kufiri i ri i mjekësisë estetike rigjeneruese, përdoren gjithnjë e më shumë për të përmirësuar pamjen...

Vuçiç: Situata e sigurisë në Ballkan është seriozisht e lëkundur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se situata e sigurisë në Ballkan është "seriozisht e lëkundur" dhe se Serbia "përpiqet të ruajë paqen dhe...

Zjarri në Urgjencën e re në QSUT/ Dosja hetimore: Dëmi mbi 30 mln lekë

Ekspertiza ka zbuluar mangësi të rënda në instalimin e pajisjeve elektrike. Në dosjen e hetimeve citohet se shkaku determinant i zjarrit është shkelja e kushteve...

Avokati amerikan i Erion Veliaj ndalohet ta takoj në burg

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, Joshua Roberts dhe Danniel Fetterman prej mëse një ore po qëndrojnë jashtë dyerve të burgut në Durrës...

Rutte: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në Sarajevë se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar se nuk...

Lajme të tjera

Web TV