Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë, ikin qindra “bluza të bardha” nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po përballet me krizë thotë një studim i fundit i BE-së mbi gjendjen shëndetësore në Europë për vitin 2024.

Vetëm në vitin 2022 Gjermania mori nga Shqipëria 465 infermierë, vërehet në studim, e treta në rajon, pas Bosnjë Hercegovnës dhe Serbisë. Nga vendi ynë largohen çdo qindra doktorë dhe infermierë si rrjedhojë e kërkesës së lartë në vende e BE, kryesisht në Gjermani. Kërkesat për mjekë dhe infermierë të huaj pritet të jetë shumë e lartë në vitet në vijim nga BE, thuhet në publikimin BE-se.

Shumica e vendeve europiane po përballen me mungesa të konsiderueshme në disa kategorive të punonjësve shëndetësorë për shkak të rritjes së kërkesës për kujdes shëndetësor si dhe reduktimit të orarit të punës të disa kategorive të punonjësve që synojnë një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Këto mungesa të fuqisë punëtore në shëndetësi do të përkeqësohen në vitet e ardhshme, të nxitura nga dyfishimi i popullsisë së vjetër në njërën anë dhe plakjen e punonjësve të shëndetësisë në anë tjetër. Studimi vë në dukje se sistemi shëndetësor i BE-së është para një kërcënimi serioz.

Ndërsa përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç e lart në BE parashikohet të rritet nga 23% në 2023 në gati 30% deri në vitin 2050, kërkesa për shërbime shëndetësore pritet të rritet gjithashtu.

Në anën e ofertës, një numër i madh i profesionistëve shëndetësorë janë afër moshës së pensionit në një numër të konsiderueshëm vendesh të BE-së. Këto zhvillime do të kërkojnë një fluks të konsiderueshëm të profesionistëve të rinj shëndetësorë për ti zëvendësuar.

Lexo edhe :  Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Analiza të tjera kanë zbuluar tendenca shqetësuese, të tilla si nivele të larta të pakënaqësisë në punë midis punonjësve aktualë të shëndetësisë. Nivelet e pakënaqësisë janë përkeqësuar nga pandemia COVID-19, në një kohë që ka rënë interesi për karrierën shëndetësore tek të rinjtë.

Sfidat e fuqisë punëtore do të kërkojnë një qasje të shumë-anshme, me disa politika që kanë ndikim në afat të shkurtër. Numri në rënie i aplikantëve për programet e infermierisë në disa vende nënvizon urgjencën për të bërë karrierën në infermieri më tërheqëse. Përmirësimi i kushteve të punës dhe shpërblimit të punonjësve shëndetësorë duhet të aplikohet si një hap i parë thelbësor dhe që parandalon një cikël vicioz dorëheqjesh.

Shumë vende janë duke shikuar si zgjidhje rritjen e migrimit ndërkombëtar të punonjësve shëndetësorë në Europë si pjesë e strategjive që shumë vende po përdorin për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore shëndetësore.

Ndërsa rekrutimi i profesionistëve shëndetësorë të trajnuar nga jashtë mund të sigurojë një zgjidhje të shpejtë për nevojat e brendshme, mbështetja e tepërt në këtë qasje është joefikase dhe do të përkeqësojë mungesat në vendet e origjinës duke krijuar dobësi në sistemet shëndetësore të vendeve të destinacionit.

Shqipëria është një nga vendet e rrezikuara që teka po shkollon me fonde publike qindra dhe mijëra infermierë të cilët janë të destinuar për shtetet e huaja./ Monitor

Të fundit

Meloni nuk tërhiqet, gati dekreti që ndalon gjyqtarët

Qeveria italiane po përgatit një nismë të re ligjore, për të mbajtur në funksion qendrat për pritjen e azilkërkuesve...

Presidenti i ri sirian nis detyrat diplomatike, Al-Sharaa vizitë në Arabinë Saudite

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zhvilloi vizitën e tij të parë jashtë vendit duke udhëtuar drejt Arabisë Saudite, një lëvizje që shihet...

Ku gabojnë emigrantët? KQZ refuzon mbi 45 mijë aplikime nga Diaspora

Zgjedhësja në këtë rast ka kryer aplikimin e saj nga Italia. Ka vendosur adresën e saj, qytetin dhe rajonin ku jeton por është ai...

Dhunonte partneren dhe shpërndante video intime, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Rimini të Italisë. Ai akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të...

Dramë deri në “frymën” e fundit, derbi i Madoninës mbyllet në barazim spektakolar

Milani dhe Interi janë ndarë në barazim 1-1 në derbin e luajtur sot në Serinë A, në një ndeshje dramatike mes dy skuadrave. Zikaltrit ishin...

Lajme të tjera

Web TV