Përplasje PS-PD për përjashtimi nga taksat të hoteleve luksoze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ekonomisë votoi pro zgjatjes së afatit për përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat për hotelet me 4-5 yje që kanë kontratë me emër ndërkombëtar. Deputetët e opozitës e konsideruan nismën qokën e radhës oligarkëve, ndërsa socialistët e mbrojtën duke thënë se zhvillon turizmin e luksit.

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025, qeveria ka vendosur të zgjerojë përjashtimet fiskale për hotelet luksoze me katër dhe pesë yje, deri në fund të vitit 2026. Projektligji, i propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, dhe i miratuar nga Komisioni i Ekonomisë, parashikon përjashtimin e këtyre strukturave nga tatimi mbi fitimin, taksa e ndërtesës dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërkohë që TVSH-ja për to mbetet e reduktuar në 6%. Sipas Klosit, kjo masë synon të zhvillojë turizmin e luksit dhe të tërheqë marka ndërkombëtare në Shqipëri. Ai theksoi se 11 investime të tilla janë realizuar që nga viti 2019, kur nisi përjashtimi fiskal, ndërsa 11 brande të tjera ndërkombëtare janë në proces aplikimi për të investuar në vend. “Një investitor që lidh një marrëveshje me një brand nuk mund të bëjë investime sipas dëshirës së tij; çdo detaj diskutohet dhe miratohet nga brandi. Kjo politikë synon të sjellë standarde të larta dhe turizëm elitar në Shqipëri,” tha Klosi, duke mbrojtur këtë politikë si një motor për rritjen ekonomike.

Opozita: Një tjetër dhuratë për oligarkët

Por opozita nuk e sheh këtë nismë si një masë për zhvillim të barabartë. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi këtë projektligj si një dhuratë për një grusht biznesesh në prag të zgjedhjeve, duke e quajtur atë të padrejtë ndaj shumicës së strukturave akomoduese dhe qytetarëve shqiptarë. “Këto janë përjashtime që përfitojnë vetëm një pakicë të favorizuar, ndërsa 95% e hoteleve dhe bizneseve të tjera të turizmit paguajnë çdo taksë të mundshme. Si mund të justifikoni një ligj që favorizon vetëm disa subjekte, ndërsa pjesa tjetër përballet me barrë fiskale?” tha Tabaku.  Ajo kritikoi gjithashtu faktin që kjo nismë bie ndesh me premtimin e qeverisë për të mos bërë ndryshime fiskale gjatë këtij viti. Sipas saj, faljet e taksave për hotelet e mëdha janë një shembull i qartë i kapjes së ligjit nga interesat private dhe një sinjal negativ për bizneset e vogla dhe investitorët vendas.

Lexo edhe :  Akuzat e Ramës/ Berisha reagon nga Gjermania: PS alternativa e sharjes, PD e ndryshimit

Debati mes socialistëve

Edhe brenda radhëve të mazhorancës pati kundërshti. Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi transparencë të plotë mbi këtë politikë dhe mbi përfituesit e saj. Ai ngriti pyetje mbi ndikimin real të këtyre lehtësirave fiskale, duke kërkuar të dihet se sa fitim kanë realizuar këto hotele dhe nëse ky fitim është riinvestuar në Shqipëri apo transferuar jashtë vendit. “Kjo është një masë fiskale që favorizon vetëm një kategori të caktuar, dhe sa herë që ka favor fiskal, duhet transparencë e plotë. Nuk mund të miratojmë një ligj pa e ditur saktësisht se kujt i bëhet ky favor,” deklaroi Braçe, duke shtuar se politika të tilla duhet të shoqërohen me studime të qarta mbi efektin e tyre ekonomik. Ai gjithashtu kritikoi turizmin me vila dhe apartamente, duke e quajtur atë një politikë që dëmton zhvillimin afatgjatë të turizmit. Qeveria pretendon se këto politika do të stimulojnë investimet e huaja dhe do të ngrenë standardet e turizmit shqiptar, por për opozitën dhe kritikët brenda mazhorancës, përjashtimi nga taksat për një grup të vogël biznesesh krijon një pabarazi të thellë ekonomike. Ndërsa hotelet me katër dhe pesë yje përfitojnë lehtësira të mëdha, strukturat akomoduese të vogla dhe bizneset lokale, të cilat janë shtylla kryesore e turizmit në Shqipëri, mbeten pa mbështetje dhe përballen me konkurrencë të padrejtë.  Kjo nismë ka ndezur një debat të gjerë mbi prioritetet ekonomike të qeverisë dhe ndikimin e saj në zgjedhjet e ardhshme, duke e pozicionuar politikën fiskale si një nga çështjet kryesore në betejën elektorale të këtij viti.

Të fundit

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Historia e Kanadasë me SHBA-në dhe tarifat doganore mes tyre

Kanada ka qenë historikisht një aleate e fortë e SHBA-së dhe një marrëveshje e tregtisë së lirë është në fuqi mes tye që nga viti...

“Gjërat Tona”/ Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Tregtia e paligjshme globale e drogës, qarkullon miliarda dollarë në vit. Dhe kjo nuk ka ndryshuar për vite me radhë. Periudha që njihet botërisht si...

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra!

Drejtuesi politik i PS, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar partitë e reja politike në Shqipëri. Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se sot ka shumë...

Lajme të tjera

Web TV