Rishikohet buxheti, në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit për vitin 2024, duke u përqendruar te shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe alokimi i fondit.

Ky rishikim synon të mbështesë shtresat më të cenueshme dhe të garantojë financimin e vazhdueshëm të investimeve publike. Pensionistët që marrin më pak se 20,000 lekë në muaj do të përfitojnë një shpërblim prej 100 euro, ndërsa ata që marrin më shumë se 20,000 lekë do të marrin 50 euro.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se kjo masë ka një kosto prej 2.2 miliardë lekësh dhe është mbështetur nga një fond fillestar prej 6.3 miliardë lekësh i krijuar në Bankën e Shqipërisë.

“Nëpërmjet këtij akti normativ u synua mbështetja për shtresat më vulnerabël të shoqërisë, nëpërmjet shpërndarjes së një pakete shpërblimesh të fundvitit me një kosto rreth 2.2 miliardë lekë, krahas krijimit të një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë”, – tha Malaj në komision

KUSH PERFITON

Ndër të tjera, rishikimi i buxhetit përfshin një hua të re për “Albcontrol”, duke synuar të mbështesë projektet e kësaj kompanie në sektorin e aviacionit. Financime shtesë prej 1.6 miliardë lekësh janë parashikuar për Policinë e Shtetit, për kompensimin ushqimor, mbulimin e orëve jashtë orarit dhe shpenzimet për karburant gjatë sezonit turistik. Fermerët do të përfitojnë një shtesë prej 1.4 miliardë lekësh për skemat mbështetëse.

Gjithashtu, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Mbrojtjes janë përfshirë në këtë rishikim me shtesa përkatësisht prej 1.3 dhe 1.1 miliardë lekësh. Agjencia Kombëtare e Kadastrës do të përfitojë 1.57 miliardë lekë për digjitalizimin e të dhënave dhe regjistrimin fillestar të zonave kadastrale. Po ashtu, janë alokuar 300 milionë lekë për organizimin e tri tureve të para të “Giro d’Italia” dhe financimin e projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”.

Lexo edhe :  Altin Dumani “në veting”, seanca e parë si komisioner publik në KPA

Ministri Malaj shtoi se borxhi publik është ulur në 55% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe parashikohet të qëndrojë në këtë nivel deri në fund të vitit 2024. Për investimet kapitale, deri në fund të muajit pritet realizimi i 95% të projekteve me financim të brendshëm dhe 90% të atyre me financim të huaj./K.K

Të fundit

Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?

Nga Ylli Pata Kjo qarkore, është njëjtë siç e gjithë retorika që bën Sali Berisha prej 2021-shit kur u shpall...

“Nëse jeni çift mund të debatoni…”/ Horoskopi për 23-29 janar 2025: Lërini ndjenjat të…

Dashi Këtë javë dashuria ju sfidon të gjeni një ekuilibër mes pasionit dhe durimit. Nëse jeni çift, mund të ndiheni të prirur të debatoni për...

Zgjedhjet e 11 majit, juristja: Bardhi, Tabaku, Gjekmarkaj jashtë listës së Berishës!

Juristja Brisida Gjikondi u shpreh se shqiptarët e diasporës kanë treguar një interes të lartë me rreth 60,000 aplikime deri më tani. Sipas saj,...

Çfarë ndodhi? Egli shpërthen në lot: Dëgjova diçka që është shumë rëndë…

Para pak minutash, Egli Tako ka qenë duke qarë në krevat. Afër i ka ndejtur vetëm Loredana, e cila e ka këshilluar që ti marr...

Investimet strategjike, ja cilët janë 6 sektorët që favorizohen dhe kushtet për secilin

Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) listoi në një publikim të fundit 6 sektorët kryesore që trajtohen si strategjikë në vend ku investitorët...

Lajme të tjera

Web TV