Afganët mbesin në Shqipëri, Trump ju anulon ëndrrën amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i ri amerikan Donald Trump ka vendosur me një dekret të veçante të lë 700 refugjatët afganë në Shqipëri duke anuluar planet e tyre të udhëtimit drejt SHBA.

Mijëra refugjatë afganë që kishin ikur nga frika e ndëshkimit nga talebanët prisnin një proces të gjatë prej katër vitesh për të filluar një jetë të re në tokën e premtuar, por ardhja e Trump në pushtet duket se i ka shuar ëndrrat e tyre.

Shtetasit afganë që janë strehuar në Shqipëri me kërkesë të ish-administratës Biden dhe vendim të qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes së pushtetit nga talebanët, janë strehuar në zona të banuara në Durrës dhe Shëngjin.

Administrata e mëparshme e Joe Biden u kishte premtuar atyre se do të jetonin në SHBA si pjesë e një programi humanitar pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në vitin 2021.

Shumë veteranë amerikanë të luftës janë përpjekur për vite me radhë për të ndihmuar afganët me të cilët kanë punuar që të gjenin strehim në SHBA.

Urdhri i Trump i nënshkruar të hënën i ka kaluar për zbatim Departamentit të Shtetit, i drejtuar tashmë nga Marco Rubio, në mënyrë që të ndalonte të gjithë përpunimin të dhënave dhe udhëtimin e afganëve drejt SHBA./    S,M

Të fundit

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet/ Sula zbulon detajet: Ka një kleçkë ligjore

Drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Sula, ka deklaruar se për të verifikuar nëse kandidatët e partive politike...

Gripi, Brataj ngre alarmin: Po rriten rastet, ja kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19 mijë raste në javë nga 21 mijë që është...

Lajme të tjera

Web TV