Kriza teknike për ChatGPT, mijëra njerëz raportojnë ndërprerje të papritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra njerëz në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në botë të inteligjencës artificiale (AI), ChatGPT.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve në internet, tregoi se më shumë se 10,000 njerëz raportuan se chatbot i AI, i krijuar nga OpenAI, nuk po punonte që prej orës orës 11:00, citon BBC.

Përdoruesit që tentonin ta përdorin atë u ndeshën me një mesazh që lexonte “serveri i uebit raportoi një gabim”.
OpenAI nuk ka komentuar ende publikisht rreth kësaj situate të krijuar.

Megjithatë, shumë njerëz janë drejtuar në rrjetet sociale për këtë ndërprerje.

Faqja e statusit të ChatGPT tha se aplikacioni kishte “përjetuar nivele të larta gabimi” dhe firma ishte “aktualisht duke punuar për këtë problem”.

Megjithëse shumë njerëz përdorin versionin falas të chatbot-it, firma tarifon deri në 200 dollarë në muaj për nivelet e ndryshme të anëtarësimit.

Shefi i OpenAI Sam Altman tha në dhjetor se ChatGPT përdoret çdo javë nga më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën, shkuan më tej BBC.

Ai vjen pasi firmat e teknologjisë duke përfshirë OpenAI premtuan një investim prej 500 miliardë dollarësh (405 miliardë £) në infrastrukturën e AI në SHBA./    S,M

Të fundit

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë...

Spahiu zbardh ‘lojën’ para zgjedhjeve: Një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale, aleancat politike dhe a ka marrëveshje mes partive të mëdha, duke u nisur edhe nga ajo për Kodin...

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV