Një takimin me të deleguarit e qarkut të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh dje se, Shqipëria është një nga vendet që përfiton më shumë nga dekretet e presidentit të Amerikës, Donald Trump.
“Të dashur miq, ndryshime të mëdha, të jashtëzakonshme kanë ndodhur këto ditë në timonin e Shtëpisë së Bardhë me inaugurimin e presidentit Donald Trump, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit me votën e lirë. E kam theksuar dhe e theksoj se nuk ishte një mrekulli vetëm për kombin amerikan, por kjo ishte një mrekulli për të gjitha kombet dhe njerëzit e lirë në mbarë botën.
Në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump, siç do shprehej një kundërshtar i tij, ka bërë sa në një mandat.
Ai premtoi në mënyrë të përsëritur kombit amerikan një transformim të SHBA, çka nënkupton dhe një transformim të të gjithë asaj që fuqia amerikane projekton në mbarë botën. Ky transformim në dy ditë çmontoi në mënyrë themelore të gjithë doktrinën, praktikën e agresionit të frymëzuar nga ekstremi i majtë marksist-leninist dhe post-marksist sorosian ndaj familjes.
Presidenti Donald Trump bëri të qartë se cila është familja për SHBA, ajo që ka qenë nga Adami dhe Eva dhe gjer para këtij agresioni që u ndërmor vitet e fundit ndaj familjes me numërtimin e prindërve me numër 1 dhe 2 dhe me idenë e krijimit të fermave të femrat për qëllimet më të mbrapshta njerëzore. Në këto dekrete të një rëndësie historike merr fund agresioni post-marksist ndaj gjinisë”, deklaroi Berisha./ S,M