Kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajeva është në alarm për nivelin e lartë të ndotjes. Sipas mediave të huaja, Sarajeva duket si fantazmë i zhytur në smog. Në rrugë shfaqen shumë pak njerëz dhe të gjithë mbajnë maska.
Sipas statistikave të faqes së specializuar IQAir, ajri në Sarajevë regjistroi një shkallë më të lartë se ato të Dacca në Bangladesh, të Nju Delhi në Indi, apo Karaçi dhe Lahore në Pakistan.
Autoritetet vendore kanë ftuar qytetarët të shmangin aktivitetet në natyrë, të cilat mund të kenë pasoja negative për personat me probleme të zemrës dhe të frymëmarrjes. Nëse dalin duhet patjetër të mbajnë maska mbrojtëse./k.k