Risia e votes se emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roland Lami

Pasiguria, ankthi te partitë sidomos te dy të mëdhatë sesi do të jetë humori i tyre në zgjedhjet e 11 Majit pasi është votë e pa monitoruar nga patronazhist apo seksionet partiake në terren mbetet evidente.

Regjistrimi i emigrantëve në KQZ deri në 11 Maj tregin se mund të kemi një numër votuesish rreth 250. 000 që po ta kthejmë në mandate mund të prodhoj rreth 25 = 27 mandate nëse marim si mesatare 10.000 vota për një mandat dhe nëse i referohemi një sistemi proporcinal kombëtar që ne nuk e kemi. Ky numër mandatesh në sistem proporcional rajonal favorizon më shumë partitë e madha ku vota humb më pak krahasuar me partitë e reja ku vota nuk kthehet në mandat ose votat plus mandatit nuk vlejnë.

25 – 27 mandate mund të prodhojë shumicë të cilësuar në rastin tonë PS plus aleat mund të ngushtoj ose të përmbys rezultatin duke favorizuar opozitëm, konrektisht PD por mund të na suprizoj me votën e kanalizuar te partitë e reja.

Vota e emigrantëve do të na tregoj nëse reflekton sjelljen votuese bipartizane të përqëndruar te dy partitë kryesore PS dhe PD apo do ta shpërndaj te partitë e tjera. Probabiliteti është shumë i lartë të përqëndrohet te dy partitë kryesore dhe më pak te partitë e tjera. Këtë gjë e faktojnë sondazhet, ekaperienca e vendeve të tjera dhe struktura moshora e votuesit emigrant.

Struktura moshore e votuesit emigrantë është kryesisht mbi 35 = 65 vjeç dhe shumë më pak 18 = 30 vjeç. Fasho 35 = 65 vjeç duke qenë se mbajnë kontaktet me të afërt, sjellin para, vijnë kalojnë pushimet e verës ose për festa, procesin e socializimit e kanë më të ngadaltë se të rinjë në jetën sociale në vendet që jetojnë. Zakonisht, jetojnë dhe punojnë në komunitete shqiptare ose mbajnë kontakte me ta. Gjithashtu, kanë eksperiencë votimi në Shqipëri dhe ka gjasa sidomos për grup moshën mbi 50 të manifestojnë të njëjtën bindje politike kur ishin në Shqipëri. Pikërisht, kjo grup moshë zakonisht e kanalizon votën te partitë tradicionale pasi ato urrejnë ose mbështesin njërën palë.

Lexo edhe :  21 janari, 2 prilli, ‘97-ta e Gerdeci, krimet shtetërore që s’kanë shance të zbardhen

Fasho 18 = 30 vjeç mund të jetë votë favorite për partitë antisistem ose partitë e reja. Ata janë të integruar në jetën sociale në vendet ku jetojnë, të shkëputur nga të afërt apo miq që jetojnë në Shqipëri. Indiferent ndaj zhvillimeve që ndodhin në Shqipëri dhe të besdisur sidomos për një pjesë që është larguar vitet e fundit nga klasa politike në Shqipëri. Shto dhe faktin që kjo grup moshë në tërësi 30% e saj votojnë ose interesohen për politikën shumica sduan tia dinë për të. Por janë përdorues të rrjeteve sociale dhe gata mes partive të vjetra dhe të reja është kush tërheq interesin e kësaj grup moshe. Vota e emigrantit do të na shërbej për të parë nëse procesi i votimit shfaq të njëjtat probleme që ka procesi në Shqipëri apo jo. Njëkëhësisht, do të jetë një proces që do të ndihmoj në legjitimitetin e zgjedhjeve apo do të shërbej si Casus belli për partinë humbëse./K.K

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV