Pas ndarjes, shqiptari në Itali tenton të shtypë me makinë ish-partneren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 32-vjeçar shqiptar i cili me sa duket nuk e ‘kapërdiu’ dot ndarjen nga ish-partnerja e tij tentoi që ta vriste me makinë në Itali.

Raportohet se 32-vjeçari pasi e ndoqi me makinë në rrugën Taranto-Bari 100 e goditi dhe më pas u largua nga vendi.

Vetëm pak orë pas incidentit, Karabinierët e Njësisë Operacionale në Massafra njoftuan se e arrestuan gjatë orëve të vona të së enjtes të shqiptarin që po përpiqej të arratisej pas krimit.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe përndjekje të ish-partneres, ndërkohë gruaja ndodhet në spitalin e San Pio në Castellaneta, jashtë rrezikut për jetën, shkruan Ansa.

Gjatë hetimeve dhe dëshmisë së vajzës thuhet se motiv i krimit ka qenë xhelozia dhe mospranimi i ndarjes.

Madje sipas rrëfimit, një ditë para ngjarjes ai e kishte dhunuar të renë dhe kërcënuar me jetë, teksa më pas ka vijuar përndjekjen edhe me anë të telefonatave dhe mesazheve, për të bindur që të ribashkoheshin.

I akuzuari pas ndalimit u la sot nga gjykata në arrest shtëpiak, teksa pret procesin e hetimit dhe gjykimit./e.t

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 janar 2025

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e...

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do të thotë të thuash gjëra...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Lajme të tjera

Web TV