Kompensimi i pronarëve/ Hapen aplikimet, përfitojnë ata që preken nga ndërtimet informale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 27 janar do të hapen aplikimet për kompesimin financiar të pronarëve për ato pasuri që janë prekur nga ndërtimet informale.

Agjensia e Trajtimit të Pronave njofton se procesi i aplikimeve do të jetë online dhe do të realizohet përmes e-Albania, duke kërkuar seksionin “Aplikim për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”.

Subjekti aplikues gjatë aplikimit online, duhet të ngarkojë, por edhe më pas të dërgojë me postë në ATP dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga kërkesa për kompensimin e pronës; Dëshminë e trashëgimisë si dhe prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Sipas vendimin të qeverisë për këtë proces janë në dispozicion rreth 1 miliard lekë dhe procesi i aplikimit nuk do të jetë i kufizuar apo i kushtëzuar në kohë./e.t

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 janar 2025

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e...

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do të thotë të thuash gjëra...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Lajme të tjera

Web TV