Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur të rindezë “motorët” e Bundesligës, kampionatit gjerman të futbollit të ndalur prej 13 Marsit për shkak të pandemisë. E ndikuar nga situata aspak e favorshme e klubeve drejt falimentimit dhe me kontrata e lëna pezull me të drejtat televizive dhe sponsorët, Merkel lejon edhe zyrtarisht aktivitein, por e bën me kushte.
Nëse do të ketë të infektuar të tjerë dhe rritje të numrit në spitale, Bundesliga do rindalet. Qeveria nuk ka vendosur datë për ndeshjet dhe këtë do e bëjnë federata me klubet në mbledhjen virtuale. në fundjavën e 15-17 majit, apo atë pasuese në 22-24 Maj, me gjasë ndeshjet e futbollit të madh.
Ka një kleçkë edhe këtu: Do rinisë Bundesliga nga java e 26 edhe pse ishte përmendur hipoteza se nuk do riniste me javën në prgram por me atë pasuese, pasi ishte një përballje e rrezikshme mes Borussia Dortmund e Schalke, një derbi i Ruhrit që do sillte grumbullime masive, e me gjasë do ta bëjë prapë.
“Bundesliga do rikthehet në mes të majit por nëse infektimet rriten, rikthehemi te kufizimet. Do ketë një lloj karantine por këtë do e vendosin autoritetet shëndetësore, nuk është e nevojshme dy javë, por e nevojshme të bëhen teste” tha Merkel.
protokolli i higjienës dhe sigurisë, duket se e bindi kancelaren. Bundesliga bëhet kampionati i parë i madh i futbollit në botë që riniset. 1o rastet pozitive me coronavirus në 36 ekipet e bundesligës së Parë dhe të Dytë, ishin gjykuar mesatare e ulët.
Por ku kemi mbetur! Në krye të renditjes është bayern Munich me 55 pikë, i ndjekur nga Borussia Dortmund (51), Rb Leipzig (50) dhe Borussia Moenchengladbach (49). Duhen edhe 9 ndeshje nga fundit dhe objektivi është të mbyllet gjithçka brenda 30 Qershorit. Gjithmonë…nëse nuk rishpërthen pandemia.