Vila trekatëshe e ish-diktatorit Enver Hoxhës hap dyert për artistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vila e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, tashmë u përket artistëve. Përurimi i saj u bë më herët këtë muaj.

Të gjitha ambientet e vilës trekatëshe u përshtatën, për t’iu shërbyer artistëve jo vetëm shqiptarë, por nga e gjithë bota, për projektet e tyre të ndryshme.

Për realizimin e kësaj nisme, rreth dy vjet më parë u firmos marrëveshja mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Fondacionit francez, Art Explora.

Ceremonia e nënshkrimit u ndoq atëkohë edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Art aty ku dënoheshin shfaqjet e huaja

Artistët do të mund të jetojnë në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili për rreth 5 dekada imponoi censurë të fortë ndaj artit.

Vila 31 në qendër të Tiranës ka më shumë se njëqind dhoma.

Pas rënies së komunizmit në Shqipëri më 1992, dyert e saj u mbyllën, ndërsa për fatin e saj ka pasur diskutime të ndryshme – nga shndërrimi në muze deri te shembja.

Restaurimi ka ruajtur gjithçka ashtu siç e kanë lënë diktatori dhe bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha.

Pllakat, parketi, mobiliet, orenditë në mur dhe në ndërtesë janë po ato.

Salloni, dhomat e ndenjes, të gjumit, të pritjes së miqve, studiot dhe zyrat e punës e të mbledhjeve janë përshtatur për artistët.

Brenda vilës në katin e parë ka edhe një kinema të vogël, ku artistët mund t’i vënë në skenë shfaqjet e tyre, apo mund të zhvillojnë tema të ndryshme diskutimi.

Kinemaja brenda objektit të restauruar
Kinemaja brenda objektit të restauruar

Përveç për artistët, kinemaja do të ketë program edhe për publikun.

Po në katin e parë, ku ka pasur edhe një pishinë, hapësira do të përdoret për performanca dhe ekspozita të artistëve rezidentë, por edhe të komunitetit të artistëve në Tiranë.

Pishina në vilën 31
Pishina në vilën 31

Vila ka labirintet e saj dhe shpesh është vështirë të orientohesh.

Dekorimi i saj është bërë në vitet 1970 me objekte të prodhuara në vitet ‘30.

Një dhomë gjumi në vilën e Hoxhës
Një dhomë gjumi në vilën e Hoxhës

Muret janë rilyer, mobiliet janë riparuar, qilimat janë pastruar dhe është ndërthurur ndarja e re e studiove të artistëve me organizimin e vjetër familjar.

Bisej Kapo nga Art Explora thotë se mobiliet e reja të dizajnuara nga dizajnerë të kombësive dhe kulturave të ndryshme, kanë të përbashkët një formë logjike të linjës dhe konceptit, dhe një kontrast të fortë me bollëkun vizual të vendit historik.

“Ky shndërrim i vilës së ish-diktatorit në një hapësirë arti i vendos artistët në pozitën e aktorëve të vërtetë të transformimit social dhe historik”, thotë Kapo, drejtuese e zhvillimit dhe monitorimit administrativ në Art Explora.

Hapësirë e brendshme në vilën e Hoxhës
Hapësirë e brendshme në vilën e Hoxhës

Shtatë artistët e parë “nisin jetën” në vilën e ish-diktatorit

Shtatë artistët e parë – 3 nga Shqipëria dhe 4 të tjerë nga Italia, Franca, Japonia dhe Ukraina – kanë nisur punën në projektet e para.

Gerta Xhaferaj është njëra prej tyre dhe tregon për Radion Evropa e Lirë përjetimet e saj të të bërit art brenda vilës së ish-diktatorit.

“Po bëj kërkime për tunelet që lidhin Vilën 31 me aeroportin dhe me zonën ushtarake në Dajt. Tunelet janë simbol i fuqishëm i asaj që fshihet, nga ajo që kemi trashëguar. Dua të zbuloj mbi ekzistencën e tyre dhe nëse mund të bëj një ndërhyrje artistike me dritë dhe zë brenda në tunele. Kam dëgjuar për to 12 vjet më parë nga pedagogët e Arkitekturës dhe tashmë është koha të zbuloj vetë për to”, thotë Gerta.

Lexo edhe :  Vajza me beretë blu/ Rrëfimi i efektives 27 vjeçare, e para komando e ushtrisë shqiptare

vila enver hoxha 4

Si vajzë Tirane thotë se ka pasur gjithmonë kuriozitet për vilën ku ka jetuar ish-diktatori.

Në familjen e saj diskutimi për komunizmin ka qenë tabu, për faktin se nuk ka qenë ndonjë periudhë e lavdishme për vendin, por edhe për shkak të pasojave që ka lënë te familja e saj.

Gerta thotë se tani është koha që të zbulojë vetë shumë gjëra për atë periudhë.

“E kam parë vilën para restaurimit dhe tani pas kësaj faze jam brenda saj, duke punuar për projektin tim. Ky vend tani ka tjetër aromë. Dinamika që krijohet mes artistëve, është e veçantë”, sipas saj.

Një televizor i vjetër në vilën e ish-diktatorit shqiptar
Një televizor i vjetër në vilën e ish-diktatorit shqiptar

“Vila është e madhe dhe kemi vetëm shtatë ditë që kemi nisur rezidencën… Ende mund të humbasësh në këtë hapësirë, është si labirint”, tregon Gerta.

Ajo ka diplomuar në Degën e Arkitekturës në Tiranë në vitin 2017.

Më pas ka punuar në profesionin e saj, por gjithnjë ka ndierë se i mungon hapësira për të shprehur veten, ndaj ka vendosur të bëjë një master në Zvicër, në fushën e artit.

Ajo thotë se transformimi i shpejtë i Tiranës i pëlqen nga njëra anë, porse, nga ana tjetër, është e dëshpëruar që zhvillimi i vrullshëm “disi e ka dëmtuar historinë e monumentet”.

Shenjë tek ajo ka lënë shembja e Teatrit Kombëtar.

Si artiste, ajo ka dëshiruar shumë që ajo ndërtesë të restaurohej dhe ta ruante origjinalitetin e saj.

Gerta thotë se projekti që sapo ka nisur në Vilën 31, do t’i mundësojë më shumë njohje dhe bashkëpunime me artistë nga e gjithë bota, e gjithashtu do të jetë e lumtur t’u tregojë atyre Tiranën, historinë dhe natyrën e saj.

Një nga dhomat brenda vilës
Një nga dhomat brenda vilës

Në kuadër të rezidencës, artistëve u sigurohet nga Art Explora akomodimi, hapësira për punë, ekspozim, si dhe një grant për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe zhvillimit të projekteve të tyre artistike.

Për të prezantuar çdo artist rezident, do të organizohen Ditët e Studios së Hapur, kur do të shihen krijimet e bëra gjatë qëndrimit në vilë.

Studiues dhe kuratorë do të ftohen gjithashtu për rezidenca përkrah artistëve.

Aty ku dikur diskutohej dhe merreshin vendime kundër shfaqjeve të huaja, tani artistë vendas dhe të huaj do të shfaqin talentin e tyre.

Një piano dhe një pikturë shihen në një nga hapësirat e vilës
Një piano dhe një pikturë shihen në një nga hapësirat e vilës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në përurimin e këtij projekti se ky edhe ka qenë qëllimi kryesor i tij.

“Që kjo hapësirë të përdoret për t’i bërë gjërat që Enver Hoxha do t’i kishte më shumë tmerr se çdo gjë tjetër. Kjo ka qenë, në fakt, motoja shtytëse në mendjen tonë. Nëse kishte diçka që e bënte tërësisht mizore diktaturën, ishte çdo shprehje e asaj që ata e quanin degjenerim modernist. Kjo do të jetë një shtëpi e degjenerimit modernist”, ka thënë Rama.

Epoka komuniste në Shqipëri nën Enver Hoxhën (1944 – 1985) ishte një periudhë e karakterizuar nga një regjim autoritar, me kontroll absolut mbi të gjitha aspektet e jetës.

Regjimi i tij ishte ndër më represivët në botë./K.K

Të fundit

“Kam interes të luaj me Eglin”/ Gjesti bën deklaratën e fortë: Më interesojnë klikimet…

Teksa ishin duke bërë debat me njëri-tjetrin Aldo i kthehet Gjestit duke i thënë: Ti je fallso, ti je imitim....

Kina i përgjigjet CIA: E pamundur që Covid-19 të ketë dalë nga laboratori

Kina pretendon se është e pamundur që virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 të ketë dalë nga një laborator kinez. “Përfundimi shkencor (…), i arritur nga...

Zjarr i madh në bashkinë e Parisit

Një zjarr i madh shpërtheu në orët e para të së hënës (27/1) në bashkinë e qarkut 12 të Parisit. Në videot e publikuara në internet,...

E rëndë në burgun e Reçit, i burgosuri 35-vjeçar i jep fund jetës

Sandër Deda, 35-vjeçar, i burgosur në burgun e Reçit, është vetëvarur. Shtetasi në fjalë, sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për...

Psikologjia/ Një metodë e pagabueshme për të mësuar më mirë!

Këshilla që ndokush dëshiron t'u japë atyre që duhet të japin provim është gjithmonë e njëjta: filloni herët, mos e kufizoni veten në minutën e fundit ! Por...

Lajme të tjera

Web TV