Policia Uellsit u “fik” dritat e shtëpisë së barit 3 shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia angleze ka zbuluar një shtëpi bari në Uells, e cila ka çuar në arrestimin e tre shqiptarëve, pronarët e kultivimit të narkotikëve.

Shqiptarët, bëhet fjalë për: 27-vjeçarin Njazi Gjana, 24-vjeçarin Ervin Gjana dhe 29-vjeçarin Armeld Troski, ndërsa kanabisi arrin një vlerë 620 mijë paund.

Dy personat me mbiemrin Gjana u dënuan me nga dy vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Armeld Troski u dënua me tre vjet e katër muaj për këtë vepër penale.

Policia e Dyfed-Powys ka kryer kontroll në ish-shkollën fillore më 15 nëntor 2024 pas raportimeve nga publiku për aktivitet të dyshimtë atje.

Me hyrjen në pronë, oficerët e kishin të qartë se ky ishte një strukturë në shkallë të gjerë dhe të sofistikuar, e cila ishte modifikuar qëllimisht për të akomoduar e fshehur kanabisin.

Gjatë inspektimit të pronës dhe sasive të mëdha të kanabisit në tre katet e saj, oficerët dëgjuan tinguj lëvizjesh që vinin nga kati i poshtëm, duke treguar se kishte njerëz të tjerë të pranishëm në ndërtesë, raporton policia britanike.

Oficerët vepruan me shpejtësi për të lokalizuar dhe arrestuar dy persona, Njazi dhe Armeld.

Personi i tretë, Ervin Gjana, u arratis nga prona duke u ngjitur mbi një gardh me tela dhe vrapuar drejt fushave aty pranë.

Nëpërmjet përdorimit të një droni dhe kontrollit fizik nga oficerët, Gjana u gjet në një anë pranë rrugës duke u v1%në kështu në pranga.

Pas arrestimit të tyre, të tre shqiptarët u akuzuan për prodhimin e një droge të klasit B dhe u deklaruan fajtorë për veprën penale kur u paraqitën në Gjykatën e Kurorës Swansea./K.K

Të fundit

Kina i përgjigjet CIA: E pamundur që Covid-19 të ketë dalë nga laboratori

Kina pretendon se është e pamundur që virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 të ketë dalë nga një laborator kinez. “Përfundimi...

Zjarr i madh në bashkinë e Parisit

Një zjarr i madh shpërtheu në orët e para të së hënës (27/1) në bashkinë e qarkut 12 të Parisit. Në videot e publikuara në internet,...

E rëndë në burgun e Reçit, i burgosuri 35-vjeçar i jep fund jetës

Sandër Deda, 35-vjeçar, i burgosur në burgun e Reçit, është vetëvarur. Shtetasi në fjalë, sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për...

Psikologjia/ Një metodë e pagabueshme për të mësuar më mirë!

Këshilla që ndokush dëshiron t'u japë atyre që duhet të japin provim është gjithmonë e njëjta: filloni herët, mos e kufizoni veten në minutën e fundit ! Por...

Si ‘Çokollata e Dubait’ pushtoi botën

Në fillim të gushtit, rrjetet sociale u pushtuan nga një trend i ri: një çokollatë në formë tulle, e mbushur me një përbërje pistachio,...

Lajme të tjera

Web TV