Rafa Benitez, ish tekniku i Napolit dhe Interit analizoi garën për titull në Serie A.
“Jam i lumtur që janë aty lart, mund të thuash se është bërë një kampionat me dy skuadra, edhe pse Atalanta ka ende shansin për t’u rikthyer.
Napoli ka fituar 7 ndeshje radhazi.
Dhe vetëm kjo do të mjaftonte për të marrë një ide për forcën e tyre. Të ekipit dhe të Contes. Duke hyrë në një seri ndeshjesh shumë të vështira, ata dolën me dy përmbysje të pabesueshme.”
“Nuk luajnë në Europë? Vërtetë, lodhesh duke luajtur çdo tri ditë të, por ndeshjet bëhen një aspekt stërvitor dhe si të tilla trajnerët dinë t’i shfrytëzojnë.
“Një trajner si Conte do të ishte i lumtur të kishte edhe Champions League… Nuk është faji i tij që nuk e ka atë”.
Në fillim të marsit luhet Napoli-Inter.
Unë dyshoj se nuk do të marrim një vendim me atë ndeshje. Do të jetë argëtuese, do të mbajmë frymën.
“Por Lukaku është rikthyer me forcë dhe kjo është një vlerë e madhe për Conten. Megjithatë, Interi po rigjen Lautaron… Në përgjithësi, të dy këta lojtarë vendosin ndeshjet”./ D.C