Trump rikthen në ushtri trupat që refuzuan të merrnin vaksinat kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë, e një nga ta rivendos mijëra trupa që u dëbuan nga ushtria për refuzimin e vaksinave COVID-19 gjatë pandemisë.

Trump nënshkroi urdhrat ekzekutivë ndërsa po fluturonte nga Miami në Uashington.

Një nga urdhrat ekzekutivë titullohej eliminimi i “radikalizmit gjinor në ushtri” dhe ka për qëllim për të rishikuar shërbimin e trupave transgjinore në ushtri, deri në ndalimin e tyre, shkruan The Guardian.

Por, urdhri tjetër për ushtrinë ka për synim kthimin e trupave të shkarkuar për refuzimin e vaksinave COVID-19.

Raportohet se mijëra pjesëtarë të shërbimit u hoqën nga ushtria pasi Pentagoni e bëri të detyrueshme vaksinën në 2021.

Ndryshe, këto masa janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të administratës Trump për të rivendosur disa nga politikat dhe vendimet e tij të mëparshme, duke përfshirë qëndrimin kundër politikave të administratës Biden që mbështesin diversitetin dhe përfshirjen në ushtri./kb

Të fundit

Batutaxhiu Rama

Nga Namir Lapardhaja Sa herë që Edi Rama është në hall, ai e gjen menjëherë mënyrën për të dalë prej...

Sa kursime në lekë dhe euro kanë pasur shqiptarët

Në fund të vitit 2024, në banka qytetarët dhe bizneset kishin të depozituara në monedhën vendase 629 miliardë lekë. Krahas tyre në euro, që...

Cilat janë vendet ku mund të dërgohen palestinezët

Propozimi nuk është finalizuar, por Izraeli po bën gati planin për dëbimin e palestinezëve nga Gaza. Ministri i mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi ushtrinë që...

“Nuk jam larguar për “non-gratën”, Açka:Berisha nuk mund ta çojë më këtë parti në pushtet

Deputetja Flutura Açka ka folur për largimin e saj nga Partia Demokratike dhe situatën e brendshme në këtë forcë politike, duke theksuar se problemi...

Tërmetet në Greqi, sa rrezikon Shqipëria? Ja çfarë thotë sizmologu

Shqipëria nuk ka asnjë rrezik të preket nga të tërmetet që kanë rënë përfshirë këto ditë ishullin e Santorinit. Kështu tha për Report Tv...

Lajme të tjera

Web TV