“Kuvendojmë për Shqipërinë”, Spiropali takime në qarkun e Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë” vijoi sot takimet në qarkun e Elbasanit.

Spiropali diskutoi me Kryetarin e Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, mbi investimet për përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve sociale, investimet në shkolla, në rrjetin e ujësjellësit etj. “Po rrisim bashkëpunimin dhe mbështetjen për pushtetin vendor, me qëllim përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.”-u shprehSpiropali.

Spiropali zhvilloi një vizitë në gjimnazin “Zihni Magani” në Peqin, gjatë së cilës u prezantuan programet informuese dhe edukuese nga Shërbimi i Edukimit Qytetar i Kuvendit.

Spiropali vizitoi disa nga klasat ku po zhvillohej mësim dhe i ftoi nxënësit të vizitojnë Kuvendin e Shqipërisë, për t’ju bashkuar programeve për të rinjtë dhe për t’u njohur me veprimtaritë parlamentare, si një rrugë për edukimin e tyre demokratik.

 

 

Kryetarja e Kuvendit dhuroi për bibliotekën e shkollës “Zihni Magani” disa botime të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë Belsh, Arif Tafani, u diskutua mbi sfidat në sektorin e turizmit, investimeve, bujqësisë dhe mbështetjes së fermerëve, investimet në shkolla, etj.

Elisa Spiropali u takua edhe me sipërmarrës bujtinash në qytetin e Belshit, të cilët prezantuan disa prej investimeve dhe nevojat për zhvillim e turizmit në këtë zonë./k.k

Të fundit

Begaj letër Kushtetueses: Përcaktoni skemën si do bëhet ripërtëritja e trupës gjyqësore

Presidenti Bajram Begaj i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë skemën e ripërtëritjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një...

Pikat doganore, Inteligjenca Artificiale do të përdoret për të luftuar kontrabandën

Shqipëria do të përdorë Inteligjencën artificiale në pikat doganore për të parandaluar rastet e  kontrabandës së mallrave. “Dhe për të zhilluar operacionet data-driven për analizën...

Begaj kërkon mbarimin e mandatit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja

Gjykata Kushtetuese ka marrë në datën 23.12.2024 vendimin për deklarimin e mbarimit të mandatit për Gjyqtaren Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, me qëllimin për të...

Shorti i Championsit, Barcelona me rrugen e “shtruar” deri në gjysmëfinale

Tifozët e Barçës tani mund të vënë baste për rivalin që preferojnë për raundin e 1/8 të Ligës së Kampioneve, me një rrugë vërtet...

Reshjet e shiut përmbysin burgun e Durrësit, transferohen në Fushë-Krujë 28 të burgosur

Përmbytet në Durrës dhe kati i parë i burgut të këtij qyteti, pas reshjeve të shiut prej ditës së djeshme. Sipas burimeve të gazetares së...

Lajme të tjera

Web TV